Majlinda Keta*
Duhet të ndjehesh fatlume që po jeton një moment ku para institucionit tonë të arsimit protestohet. Ato janë pa mbushur 18 vjeç, pra fëmijë ende, por edhe mbi 18 vjeç që kanë vendosur të ushtrojnë të drejtat e tyre për lirinë e fjalës dhe protestës.
Respektoji, komunikoni dhe dëgjojini mirë. Kam bindjen se tashmë e maili juaj është i ngarkuar nga ankesa nxënësish dhe prindërish, shkrime dhe opinion mediatike. Unë do të përpiqem të ndihmoj se si të dalim nga kjo stituatë ku cënohet rëndëpublikisht institucioni ynë.
Kam bindjen që kjo protestë e sotmja do t’i japë, duhet tí japë fund një kalvari të gjatë historish me testet e letërsisë qysh nga 2006-ta. Jemi mësuar me teste letërsie ku pyetjet jashtë programi, po ashtu kemi konsumuar histori ku gjatë arsimit të mesëm të profilizuar kishin “pasion” që testit të letërsisë për nxënësit me profil natyror padshje pyetjet ja rëndonin me programin e letërsisë së thelluar tëa tyre me prirje shoqërore. Bëni ndërhyrjen tuaj institucionale ndaj kësaj historie besëprerje në vite. Është realisht sërish një besëprerje e hartuesve të testit që ka marrë një farë “ïnstitucionalizimi” në vite. Kësaj fryme që ngrihet mbi të gjitha parimet humane, pedagogjike, psikologjike, profesionale në fushën e vlerësimit sipas standardeve ndërkombëtare prijani oksigjenine “ïnstitucionalizmit”.
Matura Shtetërore 2020 duhet të ishte matura që finalja e 3 viteve studim në shkollë të mesme i qëlloi të zhvillohej përmes mësimit online i cili në vetvete ishte kontributi më i madh psikologjik, asistues në familjet shqiptare në kushte karantinimi. Ishim institucioni i vetëm që shkelnim pragun e shumicës së familjeve shqiptare çdo ditë përmes heroizmit të mësuesve dhe familjeve shqiptare që dhe shpirtin japin për arsimimin e fëmijëve. POR ne e dijmë se nuk mundëm të shkelnim edhe jo pak pragje familjare maturantësh mes të tjerëve për arësye të varfërisë ku një celular dhe laptop mbetet ëndërr por prej dhe mosmbulimit të gjithë hapsirës sonë me valë internet. 3 javët e kthimit në shkolla nuk rimbursonin dot kurrë atë që humbën në dy muaj. Personalisht, publikisht, dhashë një zgjidhje të moszhvillimit të kësaj Mature veç rasteve kur pasja e saj prishte karriera studimi me bursa të fituara jashtë. Gjykova që universitetet në fundshtator apo tetor mund të zgjidhnin problemin e zgjedhjeve për studim. Shumë qeveri nuk zhvilluan testime të ngjashme me Maturën. JU vendosët ndryshe pasi ju konsultuandhe ju bindën për të kundërtën. Është e drejta juaj dhe e respektoj.
POR, mos lejoni që pragshkeljes në çdo ditë të karantinës në familjet shqiptare tí lejoni dhunimin e pragut ndarës ku një test poskovid i shpallur zyrtarisht si model në gjysmën e majit 20’ të bëhej i panjohur para syve dhe mendjeve të maturantit, mësuesit të lëndës dhe familjes shqiptare tashmë e gjysmëpershtatur dhe mbështetëse për mësimin online dhe institucionet online.
Mos e lejoni Ministre Besa ta preni në besë këtë lloj pragu institucional, jemi të humbur si institucion.
Testi i dytë, ky i letërsisë, është nga 4 të tillë. Ai erdhi pas atij të gjuhës së huaj. Prej tij nuk erdhi asnjë shqetësim. Vallë maturantët tanë janë më keq në gjuhën e nënës? Edhe “änalfabetizmi funksional” i deklaruar nga PISA në vitin 2015 nuk e shpjegon kaosin e krijuar nga një test alternativ i diskutueshëm në cilësi hartimi.
Ministre Besa, sot, 1 ditë pas testit të dytë i kemi prerë në besë fëmijët dhe familjet e tyre pasi nuk kemi zbatuar parimin më thelbësor të një testimi, për më tepër kombëtar, atë të deklarimit të përgjigjeve menjëherë sa mbyllet zyrtarisht koha e provimit të shtetit. Nëse nuk e bëmë dy herë këtë gabim si institucione shtetërore merruni serozisht me institucionin nën varësinë tuaj i cili guxoi që në kushtet e prezencës së tronditjeve psikologjike dhe emocionale të Maturantëve të pazakontë 2020, poskovid, por dhe të familjarëve të tyre me pazotësinë dhe “ligësinë” e institucionalizuar në vite për letërsinë shtuan tronditje psiqike mbi këto fëmijë dhe familjet shqiptare.
Ministre Besa, mos prisni në besë edhe Kushtetutën e vendit që fëmijën e deklaron si interesin më të lartë të shtetit demokratik. Atë që ne nuk bëmë nuk mund të jetë shkak që të viktimizohen fëmijët.
Unë jam e bindur që ndërsa i ndiqni ju kuptoni se në çfarë niveli janë maturantët që po protestojnë. Në teoritë e hartimit të testit ka disa parime të tij tepër të shenjta. Hulumtoni nëse janë respektuar standardet e formulimit të tyre ndërsa i premtuat që testi do të ishte me alternativa dhe ky i fundit nuk pranon fraza të gjata të përshkrimit të alternativës, as edhe mosshfaqje të dallesave në formulim për më tepër që hartimi me prirje “kleçkë” është penalizim i deklaruar. Nuk po flas që çdo gjë e shkruar në shkelje të rregullave logjike, apo edhe alternativa në letërsi marrin ngjyrë personale bile edhe pragmatiste, gjë që do të cënonte objektivitetin e vlerësimit. Pedagoget e nderuara të fakultetit kanë filluar të hulumtojnë mbi tezën, ato flasin për pyetje që vetë gramatika e gjuhës shqipe i ka të diskutueshme si ajo me lidhëza përmbyllëse.
Nëse mësuesit e lëndës, pedagogët kanë këto shqetësime, nëse ju i vërtetoni këto mos i prini në besë maturantët për “mosdijen” por mosvijoni t’i jipni më besën si pjestarë të institucionit tuaj hartuesve dhe drejtuesve që lejuan që drejt shkollës të shkonte ky lloj testi, larg atij të datës 16 maj por edhe në shkelje të parimeve të hartimit dhe shkencës gjuhësore.
Do ju kërkoja diçka për ta vlerësuar personalisht. Shiheni si formatim, shiheni sa ngarkesë paraprake të jep një test i atillë ku vargu mbizotëron ndërsa e dijmë se është shumë herë më i “rëndë” filozofikisht dhe nuk qset me pretendimin e një testi alternativ. Kam bindjen se ka stresuar maturantët pa filluar të japin përgjigjet. Pra, kemi humbur terren në besimin që duhet të japë çdo letër e prodhuar nga ky shtet. Ne nuk besoj se kemi një shtet të organizuar që synon të mbjellë kaos në mendjen e fëmijës, maturantit që në pamje të parë!!!
Ministre Besa, ruaja besën maturantëve poscovid, por jo vetëm!
Ofroji zgjidhjen tuaj të shpejtë, minimalisht me uljen e cutoff-it dhe me marrjen e përgjegjësive.
Në një shtet demokratik, fëmijët janë mbi gjithshka dhe kanë gjithmonë të drejtë.
Filloni organizohuni për të zgjidhur kaosin e krijuar pasi maturantët kanë edhe dy teste të tjera në rradhë. I duhet të jenë mbi libra për testin e pas 2 ditëve.
Mosbesimi nuk ndihmon askënd, as shpirtin e trazuar të tyre, as të komunitetit prindëror përkundrejt shtetit e për më tepër mosbesimi nuk duhet të gjenerohet nga institucioni i dijes dhe qytetarisë.
Kam besim në zgjidhjen që do jepni shumë shpejt Ministre Besa.
*Pedagoge, Universiteti i Tiranes
