Ministres Kumbaro për bustet

redaktor

Letër e nënshkruar

Skënder Dusha

Znj. ministre e Kulturës! Shtysë për këtë shkrim u bë përpjekja juaj për të vendosur përbri vëllezërve Frashëri edhe artistin e madh Ibrahim Kodra. Qysh në fillim po ju them se e kishit shumë gabim. Gjithë bota ka vende ku të prehen personalitetet, me përjashtim të Shqipërisë. Ku tradhtari më i madh i kombit, ashtu edhe hajduti i cili grabiti thesarin e shtetit më 1924, po ashtu edhe më 1939, për këto veprime meritonte dënimin kapital e jo monumentin që i bëri Berisha. Bile edhe pasardhësin e tij e quajnë princ e i kanë dhënë prona që nuk i takojnë. Çfarë bëri Italia pas referendumit? E përzuri ish-mbretin. Edhe pas shumë dekadash e pranoi të kthehet në atdhe dhe të trajtohet si gjithë qytetarët italianë. Të mos harrojmë se dinastia e Savojës ka kontribuuar për krijimin e shtetit italian.

Vendin ku janë vendosur vëllezërit Frashëri do ta quaja panteonin e Shqipërisë. Do të ishte mirë që një komision i veçantë parlamentar i përhershëm të kishte të drejtën për vendvarrimet dhe për vendosjen e busteve. Znj. Ministre! Mundësisht shkoni shikoni para Akademisë përsheshin me buste e shtatore. Përbri Fan Nolit e Aleks Budës kanë vendosur Sabri Godon. Do të thosha që ky veprim do t’i ofendonte këta të dy. Dihet që Godo si operativ sigurimi ka bërë krime, ashtu edhe me Partinë Republikane. Pak më tej, po para Akademisë, në pozicion të keq është vendosur busti i Jeronim de Radës për të cilin ka vende plot në Tiranë. Ashtu si ajo lulishte nga e cila u hoq ka plot kryeqyteti, ku këto lulishte janë mbushur me kafe të rëndomta.

Znj. Ministre! Ju takon juve që të korrigjoni gabimet e shkuara, vetëm me vlera të vogla financiare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *