Ministres së Arsimit

Dita

Dita, përshëndetje! Dua t’i jap një mesazh ministres së Arsimit. Ne socialistët shqiptarë e në mes tyre jemi ne, mësuesit, e votuam këtë qeveri të punojë për arsimin modern shqiptar. Në këto tre vite në drejtimin e shkollave të Tiranës, Kamzës e kudo janë vënë drejtues të pazotë e të dobët, kalamaj apo pleq. Kjo ndodh se ministrja e drejtorët më poshtë nuk kanë vëmendjen e duhur, veç interesa e statistika formale. Ky pushtet figuron i PD-së, nga e cila vinë shumë ish-drejtorë e kanë hyrë në LSI e vazhdojnë të jenë drejtorë shkollash. Drejtuesit e LSI-së e rrahin gjoksin për punësim me mbeturinat e PD-së dhe e kanë dëmtuar shumë punën dhe imazhin socialist. Znj. ministre, të sjellim në kujtesë punën e kuadrit në arsim, se me këtë qëndrim të dobët ndaj mësuesve do kesh resto e kosto në vitin tjetër elektoral dhe do mbahesh mend ca kohë, por jo për të mira, por për mangësi. Mësuesi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *