Shqiptarët nuk janë mësuar me kabinete ministrore femërore, madje me këtë risi nuk është mësuar dhe rajoni. Inspektorët e doganeve, tatimeve, inspektorja e shërbimit infomativ dhe avokatja e shtetit, janë të barabarta dhe ndoshta më të rëndësishme se funksioni i Ministrit të zakonshëm. Së bashku me këto katër inspektore të larta, numri i Ministreve femra në kabinetin “Rama”, arrin në 10, nga 19 ministri të emëruara me emra specifike. Kemi të bëjmë me një përmbysje koncepti, që nuk ka ndodhur në këtë shekull të shtetit shqiptar.
Shqiptarët si popull i lashtë i Europës kanë përcjellë kulturë emancipuese feminine, duke shkallmuar barrjerat e sundimeve obskurantiste të vendit dhe të huaja. Kriminaliteti familjar lidhet me burrat. Janë të njohura femrat shqiptare që kanë bërë histori, që nga Nënë Tereza, Musine Kokalari, Motrat Qiriazi etj.
Për sa parashtrova në gjykimin tim, do të përmend një fakt të kohëve të reja. Histori suksesi ka bërë, ish Ministrja e Bujqësisë Themije Thomai. Në kohën kur u emërua Ministre ishte afër në moshë me Ministreshat e sotme shqiptare, por në kushte pakrahasimisht shumë më të vështira.
Ish shteti diktatorial bujqësinë e kishte prioritet që kushtëzonte ekzistencën e atij pushteti dhe të vetë Diktatorit. Partia shtet dhe diktatori, sapo kishin goditur grupin antiparti të ekonomisë, kryesuar nga Abdyl Këllezi, ku bënte pjesë dhe ish Ministri Pirro Dodbiba. Pirro ishte personaliteti më i famshëm, jo thjesht si Ministër por si shkencëtar dhe profesor nga dora e të cilit kishin dalë të tërë kuadrot drejtuese të bujqësisë të asaj kohe. Të çoje më përpara punën e tij, llogjikisht quhej e pamundur. Karikja ku u ul myzeqarja e re dhe mezatarisht e shkolluar Themije Thomai, ishte absolutisht më e vështira e kohës dhe ajo ja doli dhe e çoi shumë më përpara punën e nisur nga eruditi Pirro Dodbiba. Ku e bazoj këtë konkluzion?
Drejtusi i nje institucioni matet me arritjet të shprehura në shifra për entin që drejton. Po përmend pak nga arritjet e bujqësise dhe pyjeve kur ministronte Themije Thomai.
Në pragun e viteve 90 të shekullit kaluar, ish ministrija Themie Thomai e la bujqësinë dhe pyjet në këto parametra: Toka bujqësore e dyfishuar, krahasimisht me paraluftën. Ujitja 60 %, nga 9 % që ishte përpara luftës . Ushqimi kalorafik sigurohej për të gjithë popullsinë banuese. Raporti pyjor prerje: rritje ishte e barazuar. Këto arritje nuk u arritën nga vetëm një Ministre, por në ministrinmin e Themies, arritjet u konsoliduan dhe u çuan më tej.
6 Ministrat e tranzicionit që erdhën pas Themijes ishin burra me grada dhe realizuan tjetër tabllo. Në ditët e sotme bujqësia shqiptare është nga bujqësitë më skeletike të botës. Importojmë gati 1 milard dollarë ushqime çdo vit. Toka fushore është drejt kënetëzimit. 25 % e tokës arë nuk punohet. Raporti rritje: prerja në pyje ka arritur 1:5, siç raporton FAO. Nuk di si mund të jetë ferri, por bujqësia aktuale shqiptare konsiderohet ferr krahasuar me nivelin ku i la bujqësine dhe pyjet Ministresha Themije Thomai. Shembulli i saj duhet të jetë frymëzues për ministreshat e reja të kabinetit Rama. Kam besim se kështu do të ndodhi. Femra shqiptare konsiderohet e emancipuar, krahasimisht me gjografinë botnore të fanatizmit. Nuk ka nevojë për përqindje të vendosura në listat e përfaqësimit, por kurrë nuk duhet të humbasi sensi i masës. Ajo është e ndërgjegjshme për rolin historik që ka ndaj shoqërisë dhe Atdheut, sepse është atdhetare dhe nënë. Dielli duket në mëngjes. Shpresojmë ta shofim këtë diell.
Letër e nënshkruar
Illo Foto, NY

Zoti Foto, duke e mbeshtetur shkrimin tend, ne pergjithesi, me duhet te them se je treguar edhe provincial, duke permendur nje emer dhe harroni nje emer tjeter, eshte kjo nje harrese e castit, apo harrese e paramenduar?!.
Epo Po te jap une pak informacion Qe ju e dini, por smerrni guximin ta jepni ne kete shkrim.
Tefta Ahmet Cami, ministre per rreth 14-vjet e arsimit, i atij arsimi Qe edhe sot mbetet i besueshem, Qe vjen nga nje familje Qe ka dhene vetem ne lüften e fundit mbi 10 deshmore dhe pasuri.
Duke i dhene respektin zonjes Thomai, me duhet te theksoj, mos e trego behten provincial, kur flet per historine e qeverive shqiptare ne kohe.
O Horri i Bulevardit!
Mos u bej MISTREC,kur i kerkon komentuesit se perse nuk permendi edhe te tjere emra!!
Nuk e beri ai e bere ti!
Ku eshte e keqja ketu???
Ne shqiptaret jemi ca si HARBUTE NE KOMUNIKIMET ME NJERI TJETRIN!!!
Pse nuk e tha ai tjetrii keshtu sic e mendoj une???
Pune e madhe,ja e the ti!!
BRAVO TE QOFTE!!
Ne ate kohe viheshin ne drejtim KUADRO TE ZOTE E JO ME PERQINDJE PARTISH sic vihen sot!!!
Shembulli KRIMINAL i privatizimit te pushtetit me PERQINDJE nga LSI-a eshte shenje se SUNDOHET DHE MILET SHTETI E JO QEVERISET!!!
Me jep 40-50% te ministrive se kam kaq deputete,thote Meta!!!
TURP I MADH,QE NUK BEN VAKI NE BOTE!!!
Z.Ortes me vjen keq per komentin qe ben por me shume me vjen keq per shkruesin e ketij artikulli. Permendet shoqen themije shoqen Cami [pr haruat mjelesen e lopeve shoqen Lenka qe nga rendimenti i larte qe kishte ne mjelje qumeshti na priste ke dera kur zgjoheshim.Keto shkrime jane shume bajate dhe te ngrehin nervat.
Po ta kisha shkruajtur une nje shkrim, per kete teme, sdo te beja ndarje, pjesa tjeter Qe lidhet me LSI, ska lidhje me kete teme.