Ministri Beqaj: Zgjatet koha e shërbimit të kardiologjisë në QSUT

Dita

Nga 1 Tetori 2014, do të zgjatet koha e punës dhe shërbimit ndaj pacientëve në repartin e hemodinamikës pranë shërbimit të kardiologjisë në QSUT. Kjo u njoftua në takimin që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilloi sot në vigjilje të Ditës Botërore të Sëmundjeve të Zemrës në mjediset e drejtorisë së QSUT-së.

Dr. Manastirliu tha se ky shërbim do të ofrohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, duke lehtësuar shumë të gjithë pritjet e pacientëve të rasteve të emergjencës, por sigurisht edhe duke shtuar numrin e rasteve që trajtohen dhe diagnostikohen për sa i përket sëmundjeve koronare në Shqipëri. Sigurisht, tha më tej ajo, “ky angazhim bëhet i mundur në sajë të zbatimit të buxhetit për vitin 2014 dhe të rritjes së këtij buxheti me 40% për shërbimin e hemodinamikës, lidhur me materialet e mjekimit që sot janë në këtë shërbim, por, edhe me përforcimin e stafit që do t’i bëhet këtij shërbimi në lidhje me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kërkuar”, tha Ogerta Manastirliu, Drejtore e QSUT.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *