Ministri britanik: Luftoni bandat, mbështesim Shqipërinë

redaktor

Gjatë operacionit ‘Forca e Ligjit’ që u organizua në Ministrinë e Brendshme, ka folur dhe ministri i Shtetit në Britani për Evropën dhe Amerikën, Sir Alan Duncan.

Ai i bëri thirrje Shqipërisë të hetojë bandat kriminale, pasi sipas tij ata nuk tregojnë pikë mëshire ndaj më të dobtëve, ndaj dhe duhen hetuar e ndaluar.

Duncan premtoi mbështetjen e Britanisë, nëse Shqipëria e merr seriozisht luftën ndaj krimit.

Krimi i organizuar është një plagë që duhet ta luftojmë, pasi na infekton ne këtu në Shqipëri e deri në Britani. Grupet kriminale shfrytëzojnë dobësinë në zbatimin e ligjit. Ata nuk tregojnë pikë mëshire ndaj më të dobtëve.

Ndaj duhet të punojmë së bashku dhe vlerësoj shumë praninë sot të 3 ministrave të qeverisë shqiptare, që tregon vendosmërinë për të luftuar krimin.

Shqipëria ka treguar me veprimet kundër kanabisit se çfarë mund të arrijë me vullnet. Grupet kriminale të hetohen, të ndiqen penalisht dhe të ndalohen, dhe kjo tregon se Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit dhe për këtë Britania e Bashkuar do jetë një partner mbështetës”, tha Duncan.

Share This Article
8 Comments
  • Dhe vetem reforma ne drejtesi mund te degoje prapa hekurave te gjithe llojet krimineleve , me jaka te bardha e toga te zeza.

  • besoj qe jeni ne rrugen e duhur kjo do te thote qe po punoni ashtu sic duhet dhe jeni ne rrugen e duhur prandaj dhe gezoni mbrojtjen dhe perkrahjen e nderkombetareve

  • Ka lezet per cdo gje po mundohen te na ndihmojne te huajt! Sa me shume te rritet fryma e bashkepunimit me te huajt , aq me rezultative do jete perpjekja ! ne jemi nje vend qe kemi nevoje per mbeshtetjen e te huajve !

  • bashkepunimi eshte rruga me e mire dhe me e sakte per te arritur ate qe duhet eshte nje menyre efektive dhe shume frytedhenese prandaj pergezime per iniciativen

  • Bashkepunimi ishte nje hap qe do e ndihmoj vendin tone per te vazhduar me me efikasitetit luften ndaj krimit dhe kanabisit.Dika e re per ne qe ishim harruar se ekzistonim

  • Krimi I organizuar po zhduket gradualisht dhe kjo fale punes se palodhur dhe te vazhdueshme qe po behet rreth ketyre fenomeneve. Ndaj ky bashkepunim do te jete nje force me shum per arritje te medha ne kete fushe

  • Nje mbeshtetje efektive e konkrete po marrim sot nga te huajt. Ndaj duhet vleresuar puna e madhe qe eshte bere e po behet ne vend. Nje arritje e madhe e qeverise se sotme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *