Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i shoqëruar nga ambasadori ynë në NATO, Leonard Demi janë takuar me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg për të diskutuar për angazhimet në të ardhmen.
“Pata kënaqësinë që gjatë qëndrimit në Bruksel të zhvilloi një takim pune me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg. Trajtuam tematikat e rëndësishme të kërcënimeve dhe sfidave të reja ndaj sigurisë Euroatlantike, si nga lindja ashtu dhe nga jugu, duke vlerësuar lart kohezionin dhe unitetin e vendeve aleate të dëshmuar në Samitin e Uellsit. Në këtë kontekst, vlerësuam rëndësinë specifike të forcimit të mëtejshëm të lidhjes transatlantike si dhe të intensifikimit të bashkëpunimit të NATO-s me partnerët e saj”, shkruan Bushati.
Ndonëse është në pushtet e majta, ish-deputeti demokrat Leonard Demi u zgjidh ambasador i Shqipërisë në NATO me vota unanime.
