Ministri Demiraj takon koordinatorët e PS, PD, dhe LSI në Elbasan: Ulni tensionet politike

Gazeta Dita

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim me subjektet elektorale, PS, PD dhe LSI në qarkun e Elbasanit.

Ministri teknik Demiraj takoi koordinatorët e subjekteve politike, Edmond Spahon, Taulant Ballën dhe znj.Monika Kryemadhin për të dëgjuar pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor dhe kërkoi uljen në minimum të tensioneve politike.

Demiraj udhëzoi Drejtorin Vendor të Policisë së Elbasanit të marrë masa për parandalimin e shit-blerjes së votës, të kontrollit të grupeve kriminale që mund të ndikojnë në procesin elektoral dhe të zbatohet plani i masave për të papriturat.

Forca të përforcuara policie dhe FNSH janë dislokuar në terren. Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *