Ministria e Jashtme në Tiranë mungon në promovimin e librave të Shaban Muratit, reagon diplomati kosovar: “E turpshme, u janë prekur sedrat e fryra nga grandomania boshe”

redaktor

 

Diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati ka promovuar dy librat e tij të publikuar në 2021, “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë” dhe “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”.

Promovimi i librave të zotit Murati, njëherazi analist dhe bashkëpunëtor i gazetës DITA, u mbajt në Tiranë në Sallën “Kosova” të Hotel Tirana.

Eventi pati pjesëmarrje të gjerë, por ra në sy mungesa e përfaqësuesve zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, megjithëse kishin marrë ftesat përkatëse.

Mungesa e tyre u vu në dukje me keqardhje nga një prej pjesëmarrësve,  Ambasadori i parë i Kosovës në Shqipëri, Prof.Dr.Gazmend Pula, i cili e quajti këtë mungesë “të turpshme”.

“Ishte ky event madhor, me pjesemarrje të gjërë të mysafirëve të lartë dhe të shumë mediave shqiptare! Fatkeqësisht, pa pjesëmarrjen – përkatësisht me mungesën demonstrative, për të mos thënë provokative të përfaqësuesve të lartë institucional të dy Ministrive të Jashtme Shqiptare, veçanërisht të Shqipërisë, por edhe të Kosovës” – tha profesori kosovar.

Ai shtoi se këta “do të duhej të ishin aty me përfaqësim institucional reprezentativ” por për shkak të kritikave “sedrat e titullarëve të tyre, të fryra nga grandomania e imagjinuar dhe boshe, nuk mund ta gëlltisnin dot qoftë edhe vetëm titullin e librit më të ri të Ambasador Muratit: “Vetëvrasja Diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”.

Diplomati Pula e quajti autorin Murati, “një kryemjeshtër i diplomacisë dhe të parival të denjë në botën shqiptare me opusin e tij të 16 librave analitikë”.

Ai shtoi se dy monografitë e botuara prej tij “trajtojnë problematikat diplomatike më të mprehta dhe ende të pazgjidhura të shtetit dhe të kombit shqiptar me Serbinë dhe me Greqinë nga autori më kompetent, më i angazhuar dhe më i përkushtuar në ekspertizën e marrëdhënieve ndërkombëtare që implikojnë dhe vazhdojnë ta ndërlikojnë akoma rrugëtimin e diplomacive dhe politikave të jashtme të gjertanishme të Shqipërisë dhe të Kosovës”.

I pyetur nga DITA nëse u ishin dërguar ftesa ministrive përkatëse, ambasadori Murati tha se në Ministrinë e Jashtme në Tiranë janë dërguar jo një, po disa ftesa. Kurse lidhur me Prishtinën, autori tha se situata është ndryshe, pasi atje po organizohet një promovim i posaçëm  lidhur me dy librat.

Në Tiranë kjo nuk është hera e parë që ndodh.

“Ne 2018 ministri i jashtem ndaloi dioplomatet dhe anetaret e ekipit te bisedimeve per detin qe te vinin ne promovimin e librit tim “Çeshtja e paqene e detit: Nje intrige diplomatike greke apo shqiptare”. Është libri i vetem qe ka dinamiken 10 vjecare te bisedimeve; e pengonte ministrin ne leshimet ndaj Greqise” – pohoi z.Murati.

n.s. / dita

 

 

Share This Article
36 Comments
  • E ardhmja duhet t’u perkase atyre qe promovojne bashkepunim per te miren e brezave te ardhshem,. jo lufte dhe urrejtje si Murati.

    • Ca thu bre…
      A pernjimend?
      Po me te tashmen si tia bejme?
      Po me hesapet e se shkuares more pizeveng i beut te Surelit??
      Ta perdhunofshin serbet motren dhe gruan

      • Aty i ke serbet o Red. Shko merre haken e motres apo grus. Kur luftun te tjeret per liri, ty nuk ta majti suma. Shkove ne Zvicer per me shpetu. E le dhe grun dhe motren vetem. Erdhen te tjert e ju falen “lirine”.
        Tash, pas pilafit, do me marr hak?
        Shko e merre pra. Behu dhe ti nji here burre.

      • Redi, hap youtube dhe shiko se ç’bejne nena me djalin apo motra me vellain ne qytetet e tua apo te ketij Gazmend Pules. Eshte çmenduri qe as Toka dhe as Dheu nuk e mban, Shabani e ky apo dhe Neshua i Gaqos apo Andi i Hysniut na mesojne ne demokraci. Eshte uluritese kjo pamje dhe s’me duhet fare as demokracia as kombi para familjes dhe njeriut njeri. Po shkaterroni njerezimin dhe shoqerine duke e kthyer ne bordello qe te çfrenohen njerezit dhe te mos kete pengese ti mbaje. Kjo pune nuk ndalohet me, por kufizojeni, ju lutem, nuk jane te gjithe si ju.

      • A dike ti Surelin, or fshatar i injorant e i pashprese, or dru qe nga lloji i formimit tend vijne keto qe veasin e marohen mefemij, ti lloj kafshe qe nuk di te lidhesh breket do te zgjidhesh Diplomacine. Nuk eshte raliteti “gyzel, perputhen e big brother”, or auaaa

    • Vihet re qe per nje sere ofiqaresh, te kaluar apo te tashem, ka filluar nje trend i berjes dhe botimit te librave, per te treguar se ata jane dikushi, dhe se cdo gje qe ata prodhojne eshte e rendesishme.
      Ky lloj trendi ka pasuar ate te marrjes se gradave shkencore, duke kopjuar, duke jua pergatitur dikush tjeter, e lloj lloj marifetesh te kesaj natyre. Doktoreshe e shkencave u be edhe copa e mishit, bashkeshortja e Flororit, u be Blerina Gjylamtka, u bene dy kryetaret e Kuvendit, e plot e plot vjedhes te tjere plagjiaturiste.
      Po te vesh re, rreth 80% e ketyre autoreve prodhojne libra te pa vlere, mbushin faqe me lloj lloj artikujsh te botuar andej e ketej, dhe e rendesishme per ta eshte qe te kene emrin ne kopertine. Por cfare ka brenda, ska rendesi.
      Nje pjese duan edhe ti shesin. Nje nga format per te shitur librin me temetike nga nje drejtim i caktuar eshte edhe ftesa e institucioneve per te marre pjese ne promovimin e ketyre librave.
      Ne rastin konkret, shume ish diplomate, punonjes te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Evropes, dhe persona te lidhur me keteo sherbime, kane botuar dhe botojne shkrime, libra etj. Por nuk eshte detyre e institucionit te ndjeke promovime personale te cdo autori libri, te te gjithe ish ambasadoreve, ish punonjesve, e shume e shume te tjereve.
      Shabani ne vend te protestes, ne menyre te sjellshme dhe te perulur, mund tja dhuroje disa kopje te librit Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Evropes, dhe nese ky dhurim pranohet do te jete nje nder i madh per Shabanin.
      Nderhyrja e ketij cjapit kryenec te Kosoves, pa piken e lidhjes dhe kohezionit ( ndoshta atij i duket Shaba super njeri i madh ) eshte sa qesharake edhe e papranueshme.

    • Sakt Bregdeti… Ky Murati, edhe si diplomat por edhe si i moshuar, duhet te bente pikerisht kete qe thoni ju, te promovoje bashkepunimin, per te miren e brezave te ardhsehm.

  • MË MIRË QË NUK ERDHËN!!!
    Duhet ta “mirëkuptojmë” “ministreshën e jashtme të Shqipërisë”, në mungesën e saj. Vetë ajo është e rëndomtë për atë byqe që i kanë varur me përdhunë për ta shpëtuar nga dënimi për vjedhjet e që bëri në ministrinë e mbrojtjes.
    Edhe vartësit, doemos i zgjodhi si veten; mëse të rëndomtë.
    Duke filluar që nga kabineti e me radhë, ajo mori ata me të cilët e shoi, ministrinë e mbrojtjes. Me tenderat e saj “të klasifikuar” për “muzeun e famshëm prej 5.5 milionë eurosh, që do ta ngrinte në oborrin e kantinës së verës së të shoqit të saj.
    Apo me paratë që mori nga “kastrati&CO”, për bazën e Shëngjinit, për Bazën e Sarandës, etj, etj.
    Ku të vinte ajo dhe vartësit e saj idiotë?!?
    Më mirë preferuan të qëndronin rrugëve, pak të menderosur, por… “shumë krenarë”!!!

  • Perse nje institucion qeveritar qenka i detyruar te marri pjese ne nje promovim libri ? Une mendoj se eshte pikerisht e kunderra e asaj qe pretendoni . Nese do te te merete pjese do ishte shkelje .

  • Shqiperia eshte shtet raja.
    Nuk vijne se kane frike nga serbi e greku. Kur te mos meresh më ti zoti Murati me serbin e grekun dhe te lavderosh Nastradinin e radhes ne pushtet, atehere do vijne e do te japin edhe dekorata

  • Lexo historine e Ismet dhe Etem Totos zoti Murati!
    Qe te kuptish cfat te trishtuar kane idealistet patriot ne kete vend

    • Ky more xhan nuk eshte as idealist e as patriot. Ky nuk ka atdhe ky ka vetem fe. Eshte nje islamik ekstremist dhe me kalimin e mosh nuk e fsheh dot ekstremizmin e tij. ky fundamentalisti islamik nuk le njarje pa kritikuar( me kusht qe te mos jete kryer nga nje vend myslyman) por ama nuk thote asnje fjale per Turqine dhe gjithe veprimet kunder lirive te njeriut apo veprimeve anti NATO te saj

      • MOS NGATERRO KOMBIN DHE RELIGJIONIN.

        MOS NGATERRO TROJET KOMBETARE DHE FENE.

        Perandoria osmane ishte armiku me i madh i Shqiptareve perpara me shume se 100 vjetesh.

        Greqia dhe Serbia kane qene dhe jane armiqte me te medhenj, armiqte me iminent te Shqiptareve dhe Trojeve Shqiptare gjate me shume se 100 vjetesh.

  • Kjo eshte deshmia me e mire qe ti dhe Dita jeni me popullin.
    Vetem se populli nuk ju mbron dot.
    Ne fund te dites ai do te mbushi barkun

  • Dita,e kuptove se nuk duhet te promovosh Shabanin qe nuk ka shkruar asnjehere per dicka pozitive ne Shqiperi kur drejton e majta.
    Hapini arkivat e kohes se S.Berishes dhe shikoni shkrimet e tij pro Berishes.

  • Shaban Muratit i jipet mundesia te promovoje librat e tija! Gazeta DITA ka mundesine te protestoje per mospjesmarrjen e shtetit ne kete promovim librash! Shteti shqiptar ka mundesine te justifikohet per kete mospjesmarrje, apo edhe te heshte!
    Njoh nje tjeter autor, qe mes shume temave e zhanreve te ndryshem, ka edhe pak shkrime mbi keto probleme ballkanike! Vetem se fryma e shkrimeve te tij eshte tjeter nga ajo e Shaban Muratit, eshte shume me paqsore, me vetkritike dhe me e bazuar ne fakte dhe argumenta! Megjithate ketij tjetrit nuk i lejohen as promovimet, as shperndarja e librave te tij dhe as edhe nje informim sado i vogel i librave te tij, -gjithshka nen gjithfare formash skurrile dhe demostrative!
    Pas kesaj panorame mbetet te pyetet: ne c’bote jetojme?!?

  • ky Pulaj qe ka qene ambasador i kosoves eshte nje ekstremist dhe Anti Europian Anti BE i thekur, nuk e di se kush e paguan.
    sa per kete Shabanin delirant qe kerkon ti vije shteti ne provomnn e librit, thuajse nuk paska pune tjeter ministria e jashtme. Sa per dijeni ne ministrine e jashtme sot punojne keshilltare dhe specialiste qe kane mbaruar shkollat ne perendim dhe i njohin politikat me mire se ky deliranti i kohes se xhaxhit qe ne vend te analizave shfryn vetem urrejtje me nje mentalitet te viteve 30.

  • Pse duhet me patjeter me ardhe nga ministria e Jashtme?
    Cili na qeka ky ish ambasador i Berishes?
    Ka qene komunist 24 karate, qi drejtonte sektorin e jashtem te Zanit te popullit, i emerum nga byroja politike e ppsh-se.
    Ai ka pordhe te modhe: u jep mend qeverive te Shqipnise ene Kosoves, madje ene NATOs.
    Mbledh ca deklarata zyrtaresh te rangut te ulet te Rusise, Serbise, Rumanise, qi nuk i pyt askush,dhe bon artikuj çarçafe ke Dita.
    Nuk godet as Berishen dhe Meten, qi jane kolona e peste ruse ne Shqipni.
    Komentues injorante, lexoni ne internet per te bomat e tyne per ok e bashkepunimit te Shishit me sherbimet sekrete ruse, krijimin e deshtum te nji kuinteti (Serbi, Shqipni, Mali i Zi dhe Greqi) kunder Kosoves, Amerikes dhe Natos. Ka shume fakte se te adhurumit e Shabe Muratit (Berisha, Topalli, Meta etj.) kane bo shume zullume kunder Shqipnise dhe Kosoves.

    • Me injorant se ty o “durrsak” leshi , sepse 24 karatshit ti i ha menderen nuk besoj se mund te jete kush. Ti je nje nga shume servilat e Ramutit qe te mban per nje kafshate,

  • Analisti dhe historiani i së vërtetës politike dhe diplomatike mbi çështjen shqiptare të Kohës së Ré (prej 1912) Zoti Shaban Murati, ka sjellë në tavolinat e atdhetarëve dhe patriotëve shqiptarë dy studime profesionale, të cilat u promovuan mbrëmë në auditorin e organizuar nga Shoqata “Çamëria” në mjediset e Hotel Tiranës. Ato mbajnë titujt – “Vetëvrasja Diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” dhe “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”.

    U ndjeva shumë i nderuar që u ndodha në mjedisin e këtij evenimenti dokumentar të historisë politiko-diplomatike të çështjes shqiptare në përgjithësi në Ballkan dhe asaj midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në veçanti (17 Nëntor 2021). M’u duk vetja më i pasur, kur këto dy studime i solla mbrëmë në tavolinën e punës në shtëpi. U ndjeva tejet i nderuar që kisha arritur të fusja kokën në atë sallë dhe të dëgjoja edhe fjalët e kursyera dhe tejet modeste të historianit Murati, si fjalët e njerëzve modestë përkushtuar punës, atdhetarisë dhe ndershmërisë së profesionit për të ndriçuar të vërtetën e vlefshme të kohërave tona reale në çështjen më kapitale që kemi, atë të Mbijetesës Kombëtare. Shqiptarët janë kombi i fundit i Rajoneve të Qytetëruara që jetojnë në parcela të ndryshme shtetërore, edhe pse jetojnë në trojet e tyre historike.

    Çdo atdhetar dhe patriot i mësuar nuk ka ditë që nuk mediton instinktivisht, se çfarë u bë sot për çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan. Unë vetë kam më se tre dekada që e shoh realitetin diplomatik të RSH-së dhe RK-së dhe të rajoneve të tjera me shqiptarë në Ballkan nga jashtë Ballkanit, për shkak të emigrimit dhe punës time në Gjermani dhe përreth saj. Kemi parë, përjetuar dhe reaguar në kohë, sipas njohjes që kemi pasur për fatin e çështjes shqiptare kudo që jemi ndodhur. Por n’a ka munguar tërë jetën mendimi unik shtetëror kombëtar mbi fatin e ndërtimit të shtetit tonë shqiptar në Ballkan dhe aq më pak, strategjia e formimit ndërshtetëror të kombit tonë. Mos kujtoni, se nuk n’a mungon edhe sot, koncepti zyrtar?

    Përkarshi mungesës që kemi në mendimin strategjik shtetëror, secilit prej nesh brenda dhe jashtë vendit, i ka mbetur të kërkojë mendimin qytetar profesionist vetëm prej historianit dhe analistit të kësaj fushe, midis të cilëve ndodhet zoti Shaban Murati. Sepse, ai që e do Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan, i dallon edhe ata që rrinë pa gjumë për këtë. Ne kemi nevojë për vizionin e profesionistit, se cilat janë rrugët reale që të arrijmë bashkëjetesën tonë kombëtare shqiptare nën një shtet të vetëm në Ballkan. Është kjo arsyeja që personalisht i pres, madje jo rrallë i rilexoj shkrimet e Shaban Muratit, sepse ato kanë materien më realiste të kohëve tona, shumë-shumë më realiste dhe mendimtare, se sa aparati shtetëror i kësaj Republike të stërlodhur nga padituria qytetare shtetërore, në veçanti të pjesës që merret me “politikën dhe diplomacinë e jashtme”. Në këtë kontekst e kuptoj plotësisht, pse përfaqësuesit e institucioneve shtetërore që merren me politikën e jashtme të republikës, nuk i kanë “për zemër “ shkrimet e Muratit. Ky qëndrim është një kompliment i shëndoshë për analistin e diplomacisë në këtë vend, për kontributin e tij guximtar, që shkon në interesin e përjetshëm kombëtar të shqiptarëve.

    Po i shkruaj këto shënime, pasi nuk pata rastin t’i thoja historianit të diplomacisë shqiptare Zotit Murati, sa më poshtë:

    1- Fokusi juaj mbi “Vetëvrasjen diplomatike të Kosovës dhe të Shqipërisë” vjen në çastin më të kërkuar dhe ndihmëtar aktual. Ju lumtë! Po t’a kisha gjetur më parë këtë titull në tavolinën time, do t’a kisha ngjizur në titullin: “Vetëvrasja e Republikës së Shqipërisë në përpjekje për të realizuar vrasjen e Republikës së Kosovës, me porosi të Beogradit”. Të paktën doja të thoja, se kështu e kuptoj dhe më plotëson atë që m’ë rrezaton konteksti i vëzhgimit dhe provokimit tuaj … Ju lumtë i nderuar!

    2- Pra, si t’ia bëjmë të ndalojmë këtë revan! Me këtë rast doja të thoja, që të mos prisni nga Ministria e Jashtme e R. së Shqipërisë ndonjë reagim për të ndryshuar kursin çalaman të saj. Besoj se e dini këtë, siç e kam konstatuar edhe vetë me kohë pa qenë specialist i fushës. Shtetin e shqiptarëve në Ballkan mund t’a arrijnë vetëm Kosova apo shqiptaria e Maqedonisë, po të vihen në krye të detyrës atdhetarë! Ministria e Jashtme e Republikës sonë është vërtet tejet e lodhur!

    – Çështja shqiptare në Ballkan, ka sot nevojë më shumë se kurrë për historianë profesioniste, jo për shkrimtarë, të cilët nuk i merr për kompetente askush në mjediset politike europiane dhe më tej. Qeveria në Republikën tonë nuk ka asnjë historian profesionist të asnjë kohe. Është mbushur me vjedhës dhe shkelës të Ligjit, si dhe ndonjë “poet apo shkrimtar” të talentuar me famë botërore, të cilët nuk i dëgjon kush për argumente dokumentare! Nuk po hidhemi deri te Akademitë tona, sepse n’a duhet të futemi në llucë dhe të pastrojmë këpucët …

    Kurajo në rrugën tuaj, i nderuar Zoti Murati! Ia vlen!
    Respekt dhe urime. Jam një prej Përkrahësve Tuaj.

    • Zoteri, apo shoku, apo si te duash, sikur shteti shqiptar -posacerisht Min. Jashtme- te ngazellehesh dhe shkonte pas fishkeziareve qe hedh her pas here Shaban Murati, kam frike se jo vetem Kosova do te pesonte fat tjeter nga ai -aq delikat- i sotem, por edhe Shqiperia do te shkonte drejt disa humnerave, qe ia deshirojne vetem nacionalistet ekstreme e delirante te vendeve fqinje!
      Do ti bente mire klimes se sotme shqiptare ballafaqimi i hapur i mendimeve tuaja dhe te z. Murati me mendime te tjera nga ato tuajat, pra te kishte nje ballafaqim mendimesh te shumta mes shqiptarve, pse jo edhe mes shqiptarve dhe fqinjve, mirpo fati e paska percaktuar qe sera juaj “patriote” te monologoje perjetsisht! Duke u bere qehsrake dhe e demshme per kete vend, ngaqe kthehet nga fryn era!

      • @ R. Thomanikaj

        Zoteri, apo shoku, apo si te duash, si shkrimtar qe je deri tani personalisht nuk te kam lexuar asnje liber, megjithate si shqiptar qe jam te uroj suksese.

        Une nuk mendoj si Ju qe i quani figurativisht fishekzjarre shkrimet e zotit Shaban Murati, madje jam kunder opinionit tuaj qe aplikimi i mendimeve te ishAmbasadorit do te çonte drejt humnerave Shqiperine dhe Kosoven.

        Sa mire do te ishte per klimen e shkuar, te sotme, te ardhme shqiptare ballafaqimi i hapur i mendimeve te shumta shqiptare, por jo vetem ne sistemin monist, por edhe gjate 30 vjeteve pseudodemokraci, madje edhe sot kur qeveritaret jane te ftuar zyrtarisht ballafaqimi i tyre eshte mospjesmarrja, ballafaqimi i tyre eshte asgjeja, sepse behet sipas urdherave te Timonierit te radhes, sipas parimeve te shkrimtarit bolshevik rus Majakovski: kur themi Partia nenkuptojme Lenini – nenkuptojme Edvini.

        Per sa i perket nje ballafaqimi midis shqiptareve dhe fqinjeve, per sa i perket nje dialogu te vertete, bazuar ne respekt dhe reciprocitet, sa mire do te ishte, madje do te ishte shkelqyeshem; pikerisht per kete ka vene theksin shume here me shkrimet e tij i nderuari ishAmbasador zoti Shaban Murati. Por ne “dhimokratiqite” diktatoriale fqinje ballkanike me disa ndryshime sipas shteteve, shqiptaret jane duke u asimiluar, te drejtat e shqiptareve duke u reduktuar, madje sipas eres se acarte qe fryn nga Lart (Pushteti), shume shqiptar jo vetem nuk ngrene zerin, por as nuk hapin gojen, madje sot shume kane frike te deklarohen Shqiptar, madje sot nje pjese ose flet shqip brenda 4 mureve, ose s´flet fare shqip.

        SHËNIM: Si lexues shqiptar ju them, se nuk ka asnje fjale shqipe si shkruani Ju Shkrimtar (FISHKEZIARE), sepse ne gjuhen shqipe ne themi dhe shkruajme kur i perdorim me raste festash (FISHEKZJARRE).

      • @ R. Thomanikaj

        Zoteri, apo shoku, apo si te duash, si shkrimtar qe je deri tani personalisht nuk te kam lexuar asnje liber, megjithate si shqiptar qe jam te uroj suksese.

        Une nuk mendoj si Ju qe i quani figurativisht fishekzjarre shkrimet e zotit Shaban Murati, madje jam kunder opinionit tuaj qe aplikimi i mendimeve te ishAmbasadorit do te çonte drejt humnerave Shqiperine dhe Kosoven.

        Sa mire do te ishte per klimen e shkuar, te sotme, te ardhme shqiptare ballafaqimi i hapur i mendimeve te shumta shqiptare, por jo vetem ne sistemin monist, por edhe gjate 30 vjeteve pseudodemokraci, madje edhe sot kur qeveritaret jane te ftuar zyrtarisht ballafaqimi i tyre eshte mospjesmarrja, ballafaqimi i tyre eshte asgjeja, sepse behet sipas urdherave te Timonierit te radhes, sipas parimeve te shkrimtarit bolshevik rus Majakovski: kur themi Partia nenkuptojme Lenini – nenkuptojme Edvini.

        Per sa i perket nje ballafaqimi midis shqiptareve dhe fqinjeve, per sa i perket nje dialogu te vertete, bazuar ne respekt dhe reciprocitet, sa mire do te ishte, madje do te ishte shkelqyeshem; pikerisht per kete ka vene theksin shume here me shkrimet e tij i nderuari ishAmbasador zoti Shaban Murati. Por ne “dhimokratiqite” diktatoriale fqinje ballkanike me disa ndryshime sipas shteteve, shqiptaret jane duke u asimiluar, te drejtat e shqiptareve duke u reduktuar, madje sipas eres se acarte qe fryn nga Lart (Pushteti), shume shqiptar jo vetem nuk ngrene zerin, por as nuk hapin gojen, madje sot shume kane frike te deklarohen Shqiptar, madje sot nje pjese ose flet shqip brenda 4 mureve, ose s´flet fare shqip.

        SHËNIM: Si lexues shqiptar ju them, se nuk ka asnje fjale shqipe si shkruani Ju Shkrimtar (FISHKEZIARE), sepse ne gjuhen shqipe ne themi dhe shkruajme kur i perdorim me raste festash (FISHEKZJARRE).

  • Nuk vjen miku i Vucicit, dhe tradhetari i Detit.
    Kurva e Dules ka mision shkaterrimin dhe shitjen e Shqiperise, nuk e di per cfare brockullit Ambasadori Kosovar, reprezentativ, perzervativ, apo eventativ
    Nje sjellje e tille ka vetem nje emer: Tradheti e ndyre.
    Cdo lloj terminologjie tjeter eshte perkedhelje per tradhetaret dhe tradhetine, dhe ju jeni te gjithe burracake dhe kellira te trembura

  • Mete lumte komentiesi *mirel* per sa shprehei.
    Me ju jam,ani se prag -lamtumires ne moshe jam!
    Dhimbia e madje popull*

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *