Ministri fashist serb: Shqipërinë e Madhe e krijoi Hitleri

Amelda Amelda

Artikuluesi më i zëshëm i të ashtuquajturës “botë serbe”, Aleksandër Vulin, ka vazhduar me narrativën e tij fashiste gjatë fushatës zgjedhore, teksa ka vijuar të viktimizohet “për serbët e rrezikuar në rajon”.

Vulin tha se misioni i tij politik është “krijimi i botës serbe” dhe “bashkimi i tyre kudo që ata janë”. Ai theksoi se Hitleri krijoi Shqipërinë e Madhe dhe nuk ka qenë fati të krijohej Serbia e Madhe.

“Kurrë nuk ka pasur Serbi të Madhe, ku ka qenë fati të jetë, por Hitleri krijoi Shqipërinë e Madhe. Të gjithë popujt kanë aspirata të natyrshme për t’u bashkuar, vetëm serbët nuk bën”, tha Vulin transmeton “Nova”.

Ai gjithashtu akuzoi liderët rajonal si Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe Anëtarin kroat të Presidencës së Bosnës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiç, për të cilët tha se “po pështyejnë mbi bukën e Serbisë”.

“Komshiç dhe Gjukanoviç pështyejnë mbi dy kafshata të bukës serbe. Kur kanë nevojë për gjithçka, prej vaksinave kundër koronavirusit dhe bukës, atëherë i drejtohen Serbisë, ndërsa Mali i Zi dhe BeH nuk hynë në Open Balkan sepse, siç thonë, është projekti i Serbisë së Madhe të Vuçiçit”, tha ai.

Vulin foli edhe për situatën në Ukrainë, ku mohoi krimet e luftës dhe pushtimin rus të Ukrainës.

“Të gjithë që urrejnë Rusinë nuk e duan as Serbinë. Gjithçka që u bëjnë fëmijëve rusë, nesër do t’ua bëjnë fëmijëve serbë”, vazhdoi të thotë ky ish-zëdhënës i partisë së gruas së Sllobodan Millosheviçit.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Vulin eshte nje kelysh bushtreje dhe bir qeni!!!!!!!
    Per te vertetuar faktin se ky nder deje la gjak te qeni, s’eshte e nevojshme ti analizosh Dna-ne, mjafton t’i veresh ftyren qe mban mbi supe: ka nje ftyre qeni pitbull = kafshe e eger!!!

    Por Vulin te kete parasysh se nese atij dhe Serbise u shkon ne mendje – pervec helmit, shpifjeve dhe te pavertetave mbi historine e Kombit Shqiptar – do te guxojne te nderrmarrin nje agresion kunder Republikes se Kosoves, ai e Compani ta dije se ne cast do t’Ua Thyejme kafkat e do i kthejme ne Kerma!!!!!!

    Ta provojne!

    Dhe do te shohin pastaj sec eshte Shqiperia Natyrore Shqiperia Etnike!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *