Ministri gjerman paralajmëron shfaqjen e një varianti “vrasës absolut” të koronavirusit

redaktor

 

Ndërsa numri i infektimeve me virusin korona në Gjermani vazhdon të bjerë – Ministri federal i Shëndetësisë paralajmëron për mutacione të reja tejet të rrezikshme.

Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit Corona.

Sipas tij “varianti omikron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta. Dhe ky do të ishte një variant “killer” absolut.”

Lauterbach tha se intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra duke shtuar se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet omikron.

Lauterbach tha se “qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë vaksina për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Së shpejti do të kemi vaksina si për variantin omikron ashtu edhe për variantin delta.” – tha ai.
Share This Article
4 Comments
    • E ka gjetur Kina ate vaksine dhe po e eksperimenton ne Shangai. Kush del me tampon pozitiv ia kyçin deren e shtepise nga jashte gjersa te dale negativ.

  • Asgje mos besoni , ketu ne Gjermani e mbajne Ministrin Lauterbach per genjeshtar ,do te krijoj Panik ne Popullsi , per te bere sa me teper vaksina , sepse ka bere kontrata me Pharma.

  • Variant killer absolut, thote gazekellira shqiptare. Putana injorante, flisni shqip moj kerma te degjeneruara. Injorante perbindesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *