Ministri holandez: Bandat shqiptare po fitojnë shumë pushtet

Bora Basholli

Një javë pas takimeve që zhvilloi në Shqipëri, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus  ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare duke kërkuar të bëjë më shumë punë për të frenuar bandat e drogës.

Sipas tij, “shqiptarët janë kthyer në rrezik të madh për rendin në Holandë pasi janë ndër furnizuesit kryesor të kokainës”

“Pasi janë ndër furnizuesit kryesor të kokainës. Alarmi është dhënë nga Ferdinand Grapperhaus, Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë në qeverinë e Holandës, i cili kërkon që Shqipëria të marrë masa për të frenuar fenomenin e trafikimit të lëndëve narkotike

 “Bandat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Kriminelët shqiptarë punojnë në mënyrë të organizuar, janë kthyer në partner të besueshëm dhe për kriminelë të vendeve të tjera.

Bandat shqiptare të kokainës jane aktive nga Amerika e Jugut deri në Limburg. Kokaina hyn nga shqiptarët përmes portit të Roteradmit. Shqipëria duhet të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit”

Një javë më parë, ministri holandez zhvilloi takime me homologët e tij në Tiranë, homologun Sandër Lleshaj dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku shprehu kritika për djegien e mandateve nga opozita.

Në Holandë pak ditë më parë disa parti politike kanë propozuar rikthimin e vizave për shqiptarët, si e vetmja mundësi për të frenuar krimin e organizuar shqiptar atje.

 

b.b/dita

 

Share This Article
6 Comments
  • Shkoni pirdhuni, jo po shqiptaret komandojne gjithe boten ,porti i Roterdamit ka nje jete te te qe shperndan drogen ne gjithe Europen dhe Hollanda virgjeresha eshte ne vend te pare per prodhimin e drogave sintetike…europa ku..ve

    • Perse nuk i arrestoni vete? Trafikimin po e bejne ne vendin tuaj. Ju i dikeni te gjitha rruget e trafikimit dhe nuk i ndalon? Hahaha loja e radhes e Hollandes. Para ca ditesh dolen tre parti ne Parlament dhe akuzonin shqiptaret per kokainen dhe tani del Ministri i Brendeshem dhe thote qe bandat shqiptare po behen te fuqishem. Perse nuk i arrestoni? Jane genjeshtra te radhes dashakeqe per Shqiperine. Duan te pengojne hapjen e negociatave.

  • Iu ka mbetur ne fyt refuzimi qe i beri Zoti Rama ketij berlloku (ne lidhje me Shell-in), e tani kapu tek bandat shqiptare.
    Sigurisht qe ka banda shqiptare, por ne 90 miliarde euro qe sjell droga ne vit ne tere rruzullin, shqiptaret kane pak qasje ne ate shume, ndersa ju jeni te paret. Kemi dosje edhe per Europianet dhe do ua veme vizat edhe juve.

  • Hollandezet ne thelb antishqipetare, por vrasjet e fundit

    Ne shkoder dhe elbasan tregojne se krimi ne Shqiperi

    eshte MBRET.

    Ishin vrasje per te derguar mesazh, nuk kishin te benin fare

    Me aktivitetin e viktimave.

  • Brenda kesaj jave qe ikuky MB i hollandes nuk u shtuan krimet apo nuk kishte mundesi te jepte kete deklarate qe ketu.Keto njerz nuk jane serioze.Vrasje droge e prostitucion ke me shumice edhe ne Hollande.

  • Tash paska faj prape shqiperia pse Hollanda nuk kryen punet si duhet ne portin e Rotterdamit!!!
    O taj , pse nuk na shpegon pak si pastrohen paret ne bankat holandeze me aq lehtesi , se per kete arsye erdhen bandat tek ju…
    Tregoni popullit shqiptar se si nje student pa asnje te ardhura zyrtare ´fitoj’ te drejten e nje kredit qindra mija euro per te ble shtepi… kjo si fillim per si pastroni paret ne Holande.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *