Bandat me lidhje në Shqipëri renditen ndër vendet e para të kriminalitetit të organizuar në Gjermani – shkruan Deutsche Welle.
Ndërkohë që bandat polake dhe lituaneze janë të specializuar për vjedhjen e makinave dhe dërgimi i tyre në vendet e lindjes, bandat nga Shqipëria bëjnë emër në shitjen e drogës. Ndërsa bandat nga ish-vendet sovjetike bien në sy për vjedhje dyqanesh, e delikte të tjera vjedhjeje.
Sipas raportit për kriminalitetin e organizuar të prezantuar të mërkurën (01.10) nga ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere në Berlin bandat kriminale komandohen nga Polonia, Lituania dhe Shqipëria.
Ministri i Brendshëm gjerman tha se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Serbinë në këtë drejtim nuk funksionon ashtu si mendon Gjermania. De Maiziere ka pranuar se luftimi i kriminalitetit nuk është optimal dhe kjo për arsye të “ndërlidhjeve të kriminalitetit të organizuar deri në aparatin shtetëror”.
Pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve të pushtetit me kriminalitetin shpesh personat përgjegjës në Shqipëri duhet të kenë guxim të madh personal nëse luftojnë krimin e organizuar, ka thënë ministri i brendshëm gjerman.
Ky problem duhet të preket edhe në bisedimet e anëtarësimit me Serbinë, ka kërkuar ai.

E ke gabim o z. minister se skuadra e Tahirit eshte me e suksesshmja e qeverise se te supersuksesshmit Rama ( se na pelqejne superlativat). Si guxon te kritikosh sukseset e njèpasnjeshme te qeverise?! Me siguri ti je agjent i Saliut qe punon kunder Rilindjes nga Gjermania. Nuk e paske pare ti se Edi Rama u ul ne krah te Merkelit dhe kjo nenkuptonte (per Ramen) se ajo e vleresonte si Kryeministrin me te suksesshem. Harrove ti se Tahiri u takua me Papen gje qe e ka bere Tahirin te ndjehet “unto dal Signore”.
Nuk ke thene ma kryesoren.Bandat ne Gjermani jan te lidhura me qevern shqiptare.Lajmin jepeni te plot,edhe pse ju dhemb zemra mos e pergjysmoni,duke u hequr ma kryesoren
o uku maleve po banda linden para nji viti qe kthehu qeveria ,u rriten per nji vit u organizun dhe sot po bojn namin ne gjermani
po ca thu mer ofendues inteligjence ne 24 vjet demokraci cila pjes e tortes i bien te ket hanger sala dhe cilen edy rama
te gjitha kto banda linden u sofistikuan,chumanizuan pikerisht ne periudhen e ukut si puna jote sal berishes
nuk me intereson asnjeni as edy rama dhe as sal berisha po qe realiteti asht se ket vend e kan marr bandat me kryebanditin sali berisha
jan po kto banda qe vrisnin dhe dilnin nga burgu nga prokuroret shpellar
jan po kto tipa qe zgjedhje pas zgjedhje vidhnin votat e popullit
edhe ti duhet te jesh nji nga kta muta ose nenji nga ata intelektualet ne thonjza qe me kater klas shkoll u bot milionera
thojn qeni lef ne gardh te vet
Lufta kunder krimit nuk ka per te qene kurre optimale persa kohe ne qeveri te jene me radhe bandat e rrezikshme Pd dhe Ps ne bashkepunim me kryebanden Lsi.
Një dajak potencial ndërkombëtar për Rilindasit policorë euforikë dhe mburravecë!? Po Shish-i i visho ajazit çfarë bën për zbulimin e lidhjeve ndërkombetare krim gjermanik- pushtetarë dhe ish-pushtetarë në Shqipëri !?? Madje shish-i e ka detyrë më shumë se policia ??? Policia është për zbulimin e krimit brënda shtetit ndërsa shish-i edhe për jashtë? Tung!