Ministri i Brendshëm izraelit, Arye Deri dhe bashkëshortja e tij, dyshuar për mashtrim fiskal, u morën në pyetje nga policia në kuadër të një hetimi të gjerë anti-korrupsion, theksoi media.
Arye Deri është shef i Shass, një formacion ultraortodoks që numëron shtatë deputetë nga 120 dhe është pjesë e maxhorancës së qeverisë së djathtë të Benjamin Netanyahut.
Policia ka konfirmuar se një hetim që përfshin një zyrtar dhe bashkëshorten e tij kishte nisur dhe se 14 të dyshuar të tjerë ishin ndaluar, pa dhënë shumë detaje.
Arye Deri, 58 vjeç, ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm nga viti 1988 deri 1993.
Ai u dënua në vitin 2000 me tre vjet burg për marrjen e një rryshfeti prej 155 000 dollarësh so dhe për mashtrim dhe abuzim të besimit.
Radioja publike theksoi se Arye Deri ishte marrë në pyetje me bashkëshorten nga njësia e policisë e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit.

Sa do te qeshin Shkerdheni dhe Saliu qe Ministri i Brendshem Izraelit eshte denuatr me 3 vite burg per nje ryshfet prej 155 mije $.
Keto para ata i kane per kafe dhe aperitiv, behet fjale per grabitje ne miliona $ dhe euro te dokumentuara e jo me llafe dhe ketyre mafiozeve nuk u ka hyre gjemb ne kembe ne Albanistan.