Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ministri i Energjetikës shfuqizon 5 vendime për bonuset e HEC-eve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ministri i Energjetikës shfuqizon 5 vendime për bonuset e HEC-eve
Aktualitet

Ministri i Energjetikës shfuqizon 5 vendime për bonuset e HEC-eve

redaktor
Published October 8, 2013
Share
SHARE

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri ka shfuqizuar dje vendimet e mëparshme të qeverisë për miratimin e bonuseve për 5 HEC-e dhe anuloi procedurat e koncesionit për tre prej tyre. Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni, me propozim të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë , Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve,  “Selca 2 dhe Mesmal”, “Gjergjovinë”, “Viliq”,  “Kolosjan” dhe  “Kalivar”. Ndërkaq, bazuar në “Kodin e Procedurave Administrative”, ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, ashtu sikurse edhe shkresave të Agjencisë së Prokurimit Publik në të cilat janë evidentuar një tërësi shkeljesh materiale dhe proceduriale nga ana e Autoritetit Kontraktor gjatë realizimit të procedurave, u urdhërua anulimi i procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i hidrocentralit Viliq”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013, anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kolosjan”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013 si dhe anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kalivar”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013. Sipas kësaj ministrie anulimet e procedurave të këtyre koncesioneve janë kryer, për shkak të aplikimit të gabuar të bazës ligjore, mosrespektimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave dhe mos respektimin e afatit të ankimimit të operatorëve të pakënaqur. Për tre rastet e mësipërme, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar analizimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.

redaktor October 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?