MPJ dënon sulmin në Barcelonë: Jemi të gjithë me Spanjën

Gazeta Dita

Ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati nëpërmjet një statusi në Twitter ka dënuar sulmin terrorist në Barcelonë që i mori jetën 13 personave.

“Dënoj fort sulmin terrorist në Barcelonë. Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Jemi me Spanjën në këtë moment të vështirë,” shkruan Bushati.

Pas sulmit në Barcelonë ku një furgon përplasi turmën e njerëzve në sheshin ‘Katalunja’ ka reaguar dhe Ambasada shqiptare në Spanjë.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ambasada në Madrid njoftoi se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë në atentatin terrorist në Barcelonë.

Share This Article
1 Comment
  • O minister i punerve te perjashteme kur flet ne shumes ne emer te kujt flet ,te nje populli qe nuk i dihet as numuri i te vdekurve e as te gjalleve.Po me Shqiperine vkush ka qene sot e 27 vjet me pare me mijera te vrare te mbytur e zhdiukur nga regjimi berishjkan!?
    Kur thua ‘lutem’ ne emer gte kushtetutes se shtetit te vkalifatit apo ne emerin tend sikur te jesh ‘Imam’!?
    Mire qe nuk vrisni vehten e as doreheqjen po ju nuk dini as te ‘heshteni’!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *