Ministri i jashtëm gjerman Mass: Tensionet në Mesdhe mes Greqisë dhe Turqisë, si loja me zjarrin

Leda Hysa

Shkëndija më e vogël mund të ketë pasoja katastrofike”,- kështu është shprehur ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas pas takimit të mbajtur sot me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në lidhje me tensionet e krijuara mes Greqisë dhe Turqisë

Maas theksoi se nëse vazhdohet gjatë me këtë situatë “është njësoj si të luash me zjarrin e tij”.

Ndërkohë ministri grek Nikos Dendias në përfundim të takimit u shpreh se “Greqia do të mbrojë sovranitetin e vet dhe të drejtat e saj sovrane, pa arrogancë, kërcënime dhe shpërthim”.

Pas Athinës, Maas do të udhëtojë për në Ankara, ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ku ai shpreson se do të arrijë një marrëveshje, pasi tensionet mes palëve po dëmtojnë marrëdhënien e Turqisë me BE, por jo vetëm.

Tensionet mes palëve u rritën ndjeshëm pasi Turqia dërgoi anijen kërkimore për gaz dhe naftë, Oruç Reis të shoqëruar me anije luftarake mbi raftin kontinental Grek më 10 gusht

Të hënën gjithashtu u zhvillua  edhe një stërvitje e përbashkët greko-amerikane detare në jug të Kretës. Stërvitja përfshinte pjesëmarrjen e një luftëanije greke dhe nëndetëseje, si dhe avionëve luftarakë F-16, së bashku me shkatërruesit amerikan USS Winston S. Churchill, dhe helikopterët marinarë nga të dy palët.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po cfare pasojash flisni Greket dhe Turqit kane bashkepunuar gjithmone ne kurriz te Shqiptareve per te zbrazur zonat e banuara nga Shqiptaret dhe popullimin e tyre me popullsi nga Azia. Edhe tani ndoshta kane ndonje plan nen rrogoz qe lidhet me planet per detin Jon. Ku i dihet shenojne me qitje te larget ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *