Ministri i Jashtëm grek në fund të qershorit në Tiranë

Dita

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të vizitojë Tiranën në fund të qershorit. Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme greke Kotzias do të nisë një tur në Ballkanin Perëndimor.

“Që me marrjen e detyrës, më janë bërë dy ftesa, një nga Beogradi dhe një nga Tirana”, tha Kotzias gjatë një takimi me gazetarët.  “Nuk doja të realizoja vizita të shkëputura, të cilat do të mund të kishin interpretime të ndryshme”, sheksoi shefi i diplomacise greke

Sipas Ministrit të Jashtëm grek, gjatë takimeve në kryeqytetet fqinje, do të shqyrtohen edhe problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe, ku Athina do të shprehë predispozicionin pozitiv për zgjidhjen e tyre.

I pyetur mbi rrezikun e infiltrimit të xhihadistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Kotzias e ka mohuar këtë rrezik duke thënë se shqiptarët nuk janë një popull fondamentalist.

Kotzias iu drejtua reporterëve gjermanë duke thënë se shqiptarët janë njerëz shumë të hapur, punëtorë të ndershëm dhe miq besnikë.

Ai e konsideronte Greqinë me fat që ka emigrantë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.

Share This Article
7 Comments
  • Hera e pare qe nje Minister i Jashtem Grek shprehet me superlativa per shqiptaret ne lidhje me virtytet e tyre se deri me sot lloj-lloj epitetesh na kane vene, mbase eshte diplomaci, po mbase eshte dhe per te larguar kercenimet e ISIS-it nga vendi i tyre.
    Mirsevijen gjiton dhe me mend ne koke, te njohin vendimet e prera te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise ne lidhje me kufirin detar dhe bujrum ne tavoline per rinegocim ne bashkepunim edhe me specialite te huaj Italian, amerikan, gjerman dhe turq.
    Te mos i bejne Shqiperise presione per fillimin e negociatave per antarsimin ne BE me kusht kufijte detar dhe te mos i fusin hundet ne politiken e brendeshme te vendit tone.

  • Buenos Venutos si i thoni ju ne gjuhen tuj. Mire se te vish, e ardh i bardhe. Po mos hajde me na thone ashtu muhabete grekrish me kucedra se s’ta kemi ngene.

  • Meqe ai dhe kryeministri I tij I shtyne vizitat njehere,tani Tirana zyrtare tu thote qe s eshte gati ti prese…Mungesa e respektit kerkon te njejten pergjigje…

  • Shqiptaret miqte i presin si miq.Kush vjen si mik,ze qoshene e shtepise,por zot shtepie s’behet.Keshtu e kane edhe grekerit.Jemi dy popuj fqinj,”te denuar” te jetojme ne fqinjesi.Cmojme bujarine e populit grek,qe me kete gjest i pergjigjur pergjigjur bujarise se popullit tone.Sa me shpejt fqinjet tane te na kuptojne se ne si shqiptare nuk i duam te keqen askujt(ketu nuk kam parasysh nje grusht njerzish qe u ka mbetur ora nga te dy anet e kufirit),por qytetaret e vertete ne te dy vendet jane ata qe duhet te vendosin mardheniet tona sipas modelit Berlin-Paris.Mire se te vish z.Minister.

  • Kotzias eshte vete nga ata shqiptare te mbetur ne Greqi pas mbylljes se kufinjve.Hoxha mbiemri origjinal ne greqisht Χοτζια dhe greket ne pashaportat e tyre nuk shkruajne si shqiptohet por vetem barasvlefshmerine e alfabetit grek me ate latin dhe nga Hoxha-Χοτζιας-Kotzias. Te njejten gje po bejne edhe sot ne 2015 ku te gjithe emigranteve qe kane marre nenshtetesi greke u ndryshojne trungun familjar me ane te alfabetit dhe asimilohen ,sidomos famijet qe si vendlindje kane qytete te ndryshme greke.P.sh nese emigrant do ishte nje njeri fjala vjen Edvin(Rama) dhe (Sali) Berisha do kishim ne shqip Edvin Berisha,do i kerkonin certifikaten e perkthyer ne greqisht =Εντβιν Μπερισια dhe ne pashaporten greke ne referimin per vendet e BE ne latinisht Entbin Mperisia. Politike e holle dhe dinake asimiluese ,po ishalla e lexon dhe Rama me Saliun e mbase bejne ndonje marveshje se greket na cane bythen 2-3 vjet me rradhe per toponimet e qyteteve e keta tanet se vene ujet ne zjarr qe shqiptaret po asimilohen si te ishin bageti ne vendin qe per ironi te fatit lindi demokracia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *