Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë ditën e nesërme Prishtinën dhe ky lajm bëhet publik nga zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme greke.
Zyra njofton se ministri Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah hoti, kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe ministren e Jashtme, Meliza haradinaj.
Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me qeverinë kosovare dhe ka deklaruar se mbështet fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd, ndonëse ende Athina nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën.
Dendias do të vizitojë edhe forcat greke të stacionuara në Kosovë dhe pritet që të shprehë mbështetjen në rrugën euroatlantike të Kosovës e do të përkrahë kërkesën e Prishtinës për liberalizimin e vizave.
h.b/dita
