Ministri i Jashtëm i Kosovë se ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë me një takim me homologun Panariti, me të cilin nënshkroi një memorandum bashkëpunimi në disa fusha me interes për të dy vendet. Në konferencën e përbashkët për mediat, që u mbajt në fund të takimit dypalësh, Hoxhaj tha se Shqipëria është partner strategjik i Kosovës dhe vlerësoi memorandumin dypalësh.
“Kjo vizitë bilaterale dhe memorandumi që nënshkruam është një ngjarje e veçantë, ne nënshkruam një protokoll bashkëpunimi, për partneritet strategjik mes vendeve tona. Shqipëria për ne është një partner i fuqishëm ekonomik, politik por edhe arsimor. Me nënshkrimin e këtij memorandumi janë evidentuar fushat strategjike të bashkëpunimit. Ne jetojmë në një kohë të ndërvarësisë dhe ky protokoll adreson të gjitha mundësitë e ndërveprimit. Mendojmë që lëvizja e lirë e njerëzve, shërbimeve, mallrave janë ndër format më të mira se si bëhet një bashkëpunim”, tha ai.
Hoxhaj tha se pret që gjatë dy muajve të ardhshëm, pavarësia e Kosovës të njihet nga dy vende të tjera.