Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, Meliza, janë bërë prindër. Memli dhe bashkëshortja e tij kanë pritur në jetë foshnjën e cila është e gjinisë femërore.
Lajmin e ka konfirmuar vet ish-reperi, i cili në Tëitter konfirmoi edhe gjininë, por edhe emrin e vajzës. “Mirë se erdhe në jetët tona, Vera Krasniqi. Paç shëndet e fat gjithë jetën”, ka shkruar ministri në Twitter.
Menjëherë kanë pasuar edhe urimet për krijuesin e hitit “Përjetësisht”. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ishte prej të parave – shkruan media kosovare.
