Mediat italiane kanë publikuar detaje të forta për lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane. Së fundmi janë publikuar edhe dëshmitë e Antonio Guastalegname, sipërmarrësi i Vibo Marina, një bashkëpunëtor i ri i drejtësisë. Prokurorët kanë mundur të zbulojnë kontaktet që kishte 53-vjeçari me dy drejtues të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës, një nga specialitetet e saj kryesore.
Raportohet se në mega operacionin “ Rinascita-Scott ” të zhvilluar qershor të 2019 u vunë nën hetim 479 persona ndërsa 336 u arrestuan.
Të gjithë besohet se i përkasin ose janë të afërt me klanet ‘Ndrangheta të provincës Vibonese.
Përçarja e strukturave kriminale që operojnë në provincën e Vibo Valentia ka bërë të mundur arrestimin jo vetëm të personave që i përkasin ‘Ndranghetës, por edhe politikanëve, avokatëve dhe profesionistëve të lidhur me krimin e organizuar, si ish-deputeti Giancarlo Pittelli dhe ish kryebashkiaku i Pizzo Calabro, Gianluca Callipo.
Mes të arrestuarve në atë kohë, ishin edhe 8 shqiptarë. Mësohet se 8 shqiptarët e arrestuar janë:
Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;
Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Po ashtu policia gjatë operacionit ka sekuestruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekuestruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.
Duke folur për drogën dhe narkotikët, Guastalegname përmend disa herë dhe njeh në albumin fotografik që i është shfaqur Valerio Navarra, i cili konsiderohet nga hetuesit si shumë i afërt me bosin e Zungri Antonio Giuseppe Accorinti, një vendas nga Vibonese, por që u zhvendos në Toskana, baza operative e biznesit të tij.
“Navarra – siç raporton i penduari – kishte kontakte me subjektet shqiptare. “Ky i fundit – thotë Guastalegname – kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”.
Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një farë Eduardi apo Roberti gjatë një udhëtimi në Firence-Bologna: “Më propozoi ta shisja direkt, pa ndërmjetës. Droga e tyre në stadiumet e Piemonte dhe për të më joshur nënvizoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e “barit” duke besuar në ‘mbështetjen e qeverisë shqiptare’ (shprehja e tij) në sajë të së cilës ata mund të përballonin ndeshje të mëdha pa frikë nga kontrollet“.
Për hetuesit do të ishte Robert Lazaj, i lindur në Shqipëri në vitin 1972. I njëjti që Guastalegname e njeh në foto: “Konfirmoj – nënvizon ai – se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërmi i ministrit të qeverisë shqiptare që ka siguruar mbulimin e këtyre trafiqeve. “.

Kush eshte Ministri? Emri i tij duhet te ishte ne ballinen e gjithe mediave shqiptare.
C´te duhet emri ?! Te gjithe mafioze jane.
Mos vall nuk është thjesht “ministër” por është lën një parashtes e vogël e parëndësishme, prashtesa “krye” kur mafiozët paskin “patur mbështetjen e qeveris shqipëtare” ????