Ministri i Shëndetësisë në detyrë i Kosovës, Armend Zemaj ka falënderuar qeverinë e Shqipërisë për mundësinë që i ka dhënë punonjësve shëndetësorë të Kosovës që të vaksinohen kundër Covid-19 në Shqipëri.
“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës falënderojmë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, përkatësisht kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu, për mundësinë që u dhanë një numri të konsideruar të profesionistëve shëndetësor nga Kosova që të vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës”, shprehet Zemaj ne letrën falënderuese.
Ministri i në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë nuk i ka kursyer edhe kritikat për institucionet ndërkombëtare për “nacionalizmin” e vaksinave.
“Në kohën kur institucionet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat gjatë gjithë pandemisë shteteve të Ballkanit u kanë mbajtur ligjërata për “qasjen dhe mundësitë e barabarta” dhe kur “solidariteti” i proklamuar prej tyre për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 është trajtuar nga “nacionalizmi” i vaksinave, ndihma e Shqipërisë për Kosovën, ka peshë edhe më të madhe dhe tregon se edhe të vegjlit mund të ja dalin kur punojnë së bashku dhe nuk u mungojnë vlerat”, thotë Zemaj.
Ndërkohë, ministrja e Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu shkruan në Facebook se edhe sot, në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së pare të Kosovës. 500 mjekë dhe infermierë po vaksinohen në Kukës.
c.r / dita

I nerdua dhe i respektuar jeni edhe ju o vllejzerit tan Kosovare.
Ne jem nje edhe perse na kan ndare me te pa drejet ne jemi vllejzer te nje gjaku.
Kurre nuk do te jemi te ndare shpirtrishte p-avarsishte se ata akom nuk po hjedhin hapin ta lejon te bashkohet populli tone.!
Ju uroj te filloni sa me pare vaksinimin ne mase dardane te Kosova.Mesimi eshte se ju duhet me bo Kosova .Europe e USA ju ndohmojne por ju duhet te jeni ne balle .