Viktor Orban synon “Albeptrol”-in, “kolltukun” e ÇEZ-it, interkonjeksionet me Kosovën dhe Maqedoninë, qumështin, ujin, hekurudhat
TIRANË, 11 mars 2013 – Hungaria synon të privatizojë “Albpetrol”-in, linjat e interkonjeksionit me Kosovën dhe Maqedoninë, “kolltukun” e ÇEZ-it, pushtimin e tregut blegtoral e të produkteve të qumështit e industrisë së ujit të pijshëm, modernizimin e hekurudhave, këto janë bërë të ditura nga zyra e shtypit e Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.
Por zbulohet se sajti i ministrisë shqiptare të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka fshehur bisedimet e zhvilluara më 10 prill 2013 midis titullarit “taze” Florjon Mima me sekretarin e Shtetit të Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Hungarisë Péter Szijjártó.
Njoftimi zyrtar për një delegacion të gjerë në punimet e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik Hungari-Shqipëri që u zhvillua në Budapest në datat 9-10 prill, shënonte si të rëndësishëm faktin që në përbërje të tij ishte dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, por nuk thoshte asgjëkund për takimin midis dy titullarëve të lartë, hungarez dhe shqiptar.
Po riprodhojmë njoftimin e METE-s për Hungarinë, duke i bërë redaktimet e shumta, pasi zyra përkatëse në dikaster është treguar tejet e paditur në formulimin gjuhësor, emërtimin e institucioneve.
Për ballafaqim, po botojmë një përmbledhje të njoftimeve zyrtare hungareze.
Njoftimi i METE-s:
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Florjon Mima mori pjesë në punimet e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik Hungari-Shqipëri që u zhvillua në Budapest në datat 9-10 prill.
Gjatë punimeve të Komisionit të Përbashkët u diskutua mbi fusha të ndryshme bashkëpunimi si ekonomia, tregtia, energjia, bujqësia, telekomunikacioni, transporti, ambienti apo pastrimi i parave.
Marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve janë të hershme. Hungaria mbështet aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së, por është shumë e rëndësishme intensifikimi i marrëdhënieve edhe në fushën ekonomike.
Gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Budapest u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi ndërmjet AIDA (Albanian Investment Development Agency) dhe HITA (Hungarian Investment and Trade Agency) si dhe një tjetër Memorandum ndërmjet Dhomave respektive të Tregtisë dhe Industrisë.
Ministri Mima është kryetari i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për palën shqiptare, ndërkohë në përbërje të delegacionit ishin dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, përfaqësues të Ministrisë së Financave; Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; AIDA-s, Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë etj.
Gjatë vizitës se tij të parë jashtë vendit në funksionin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Mima ftoi sipërmarrjen hungareze të vijë dhe të investojë në Shqipëri (redaktuar sipas http://www.mete.gov.al/index.php?idm=4232&idr=170&lang=1&T=1&mod=1).
Ja çfarë nuk thotë METE-ja:
Më 10 prill 2013, sekretari i Shtetit i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë i Hungarisë Péter Szijjártó ka zhvilluar bisedime me ministrin shqiptar të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Florjon Mima mbi bashkëpunimin në energjetikë dhe industrinë e ujit, si dhe rritjen e eksporteve hungareze blegtorale dhe produkteve të qumështit, njoftoi zyra e shtypit e Kryeministrit hungarez Viktor Orban (http://www.kormany.hu/en/prime-minister-s-office/news/state-secretary-peter-szijjarto-held-negotiations-with-albanian-minister-florjon-mima).
Péter Szijjártó deklaroi se Hungaria i kushton rëndësi mbajtjes dhe forcimit të pozitës e saj investuese në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se në këtë kuadër synon të forcojë më tej marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë.
Lidhur me bashkëpunimin në energjetikë, Péter Szijjártó tha se kompanitë hungareze kanë qenë të suksesshme në këtë aspekt në Ballkanin Perëndimor.
Szijjártó shtoi se prania dhe suksesi i MVM Group (Korporata Energjetike Publike e Hungarisë) në rajon është një nga faktorët më të rëndësishëm të hapjes drejt Lindjes, kështu që qeveria hungareze do të fillojë konsultimet në mënyrë që MVM Group të mundë të marrë pjesë në linjat e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë dhe Shqipëri-Maqedoni.
Sipas agjencisë hungareze të lajmeve MTI, pas takimit, Szijjártó vuri në dukje se korporata publike energjetike e Hungarisë MVM ka konkurruar me çmimin më të mirë në një tender për ndërtimin e nëntë centraleve elektrike të sistemit transmetimit të energjisë Maqedoni-Bullgari dhe se qeveria do të donte të që MVM-ja të ishte po aq e suksesshme në Shqipëri.
Sekretari i Shtetit vuri në dukje se kompanitë hungareze dhe Hungaria do të donin të rrisnin eksportet e bagëtive dhe qumështit në Shqipëri, duke shtuar se qeveria hungareze do të fillojë negociatat në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen hungareze në dhjetë projekte për pastrimin e ujit.
Ai tha se ra dakord me Florjon Mimën për të filluar bisedimet në lidhje me privatizimin e ardhshëm të kompanisë së naftës shqiptare nëpërmjet pjesëmarrjes së kompanisë hungareze të naftës dhe gazit MOL.
Partnerët ranë gjithashtu dakord të fillojnë konsultime në midis dy kompanive shtetërore hekurudhore mbi përfshirjen e mundshme të Hungarisë në modernizimin e rrjetit hekurudhor të Shqipërisë
Botuar sot ne DITA. Shih online edhe:
http://www.bbj.hu/economy/szijjarto-holds-talks-with-albanian-minister_65390).
http://durreslajm.com/ekonomia/ekskluzive-mete-hesht-p%C3%ABr-takimin-n%C3%AB-budapest
Shoku Mima, kur ke qene z/minister i financave i benje fresk gjithe kohes, ministrit tend fshtarit Bole. E paske kapur veten dhe paske mesuar se si rripet populli dhe pasuria e Shqipetareve . Te pakten ti kishe vjedhur zerin babes tend, per te pasur ndonje vlere, por nuk ke bythe se e ke lepurin ne bark, ore ….ore.. e di vete se sa te vlen lekura. Nuk shtyhet jeta duke bere tehmena o kakrra e byth qirit. Tyc & Toc. KUJDES ME PASURIT E SHQIPERISE NUK JE ti PRONARI DHE AS SALI KRIMINELI.
Per Miman tani eshte bere deti kos dhe do mundohet te zhvasin sa me shume se dhe 2 muaj kohe i kane mbetur.