Pas shkarkimit dhe kallëzimit të 8 zyrtareve të lartë, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha.
Sipas ministrit, ajo ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë.
Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi ka informuar zyrtarisht Kryeministrin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit.

Sa mire e ditke z Min kushtetuten . Bravo te madhe . Por pse nuk e njihni , ose nuk e keni njohur ju kushtetuten ,posacerisht per PRONAT . Per legalizimet, qe po ben ky vellai i juaj Rama ,duke shperndare letra higjenike . Ju eshte per tju hedhur ne det , tju hane peshkaqenet .