Ministria e Arsimit kërkesë Policisë së Shtetit: Mos të pengohet lëvizja e studentëve në zonat e kuqe

Leda Hysa

Me anë të një kërkese drejtuar, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Ministria e Arsimit ka kërkuar që stafet dhe studentët të lejohen të lëvizin edhe në zonat e kuqe në kuadër të përmbushjes së detyrave që rrjedhin në zbatimin e procesit mësimor.

Për sa më sipër stafet dhe studentët do të lëvizin të pajisur me vërtetim të lëshuar nga IAL-të me automjetet private në funksion të zbatimit të urdhrit për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik.

Në letër thuhet se urdhri ngarkon IAL-të publike dhe private që të marrin masa për krijimin e kushteve të nevojshme për studentët sipas protokolleve të institucionit përgjegjës për të përsëritur leksionet, seminaret dhe punët laboratorike brenda muajit qershor dhe në periudhën 1korrik-7gusht 2020 për dhënien e provimeve, për studentët e të gjithë cikleve të studimit që diplomohen në vitin 2020.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Po studentet qe nuk kane makina private?
    Ata jane edhe me te shumtet, si do te zgjidhet transporti i tyre?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *