Ministria e Arsimit: Pedagogët marrin sot pagat

Ornela

Ndërkohë që pedagogët e Universitetit të Tiranës kërcënuan me grevë, pasi prej gati dy javësh nuk kanë marrë pagat, Ministria e Arsimit ka dalë sot me një deklartë zyrtarë, përmes së cilës njofton se pagat do të hidhen brenda ditës së sotme.

Ministria e Arsimit siguron se “ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve”, thotë njoftimi i i MASR.

“Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit”, thuhet më tej në njoftim.

Reagimi i Ministrisë 

Pagat do të jenë në llogarinë e pedagogëve dhe personelit akademik brenda ditës së sotme. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve.

Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti.

Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ta presim “7 MARSIN” si fete, jo me protesta!

    Ceshte kjo o te nderuar mesues,petagoge apo punonjes te arresimit.ne prag te festes se “7 Marsit”, kesaj dite, qe ne ben kranare cdo punonjes te arresimi,e presim me keto veprimtari negative per shoqerine. Zgjidhni dite te tjera per protesta.
    Qeveritare mblidhni mendien,para elites SHQIPTARE.
    Faleminderit z.Ministre, per ate pergjigje te menjehereshme qe dhate.
    Kjo na duhet,jo gerr-merret…!

    Mesuesi 82 vjecar:”Pasues Veterani”.

    toronto12-02-2018 Guri Naimit D(Dhimiter Xhoga)

  • Aktet nenligjore duhej te kishin dale qysh ne 2016 po me sa duket keni qene te zene me propagande suksesesh e nuk keni pasur kohe ti kalonit per zyrtarizim

  • 2 vjet per me dale aktet nenligjore!
    Cfare perkushtim ne pune( fjale per fjale jeni t’i peshuar aq gjate?)apo cfare diletantizmi ,per mos me thane cfare papergjegjeshmeri!
    O EDi, na pate premtuar se kush nuk punon, nuk qendron ne qeveri;;;
    Si duket disa kane harruar te punojne….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *