Ministria e Arsimit reagon për nxënësit e asfiksuar: Do inspektojmë gjithë shkollat

DITA Online

Ministria e Arsimit ka reaguar për ngjarjen e Dibrës, ku rreth 60 nxënës të gjimnazit në Shupenzë u asfiksuan nga tymi i kaldajës.

Ministria sqaron se ngjarja ndodhi në orën e dytë të mësimit, kur nisi të dilte tym nga kaldaja, e cila funksionon me dru të papërpunuar.

Së bashku me një nxënës, në Tiranë është transportuar edhe një mësuese.

Ndërkohë, Ministria ka urdhëruar që në të gjithë vendin të nisë një inspektim nëpër shkolla për verifikimin e kaldajave.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:

Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sportit bën me dije për publikun të dhënat e përditësuara mbi situaten e krijuar këtë të premte në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Dibrës, ku në orën e dytë të mësimit ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pelet (lloj druri i përpunuar).  Për pasojë, nxënësit kanë patur vështirësi në frymëmarrje duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të mësimit dhe në transportimin e nxënësve drejt qëndrës shëndetsore në Shupenzë dhe në spitalet rajonale të Bulqizës dhe Peshkopisë. Aktualisht në strukturat spitalore janë shtruar afro 60 nxënës nga të cilët njëri prej tyre është transportuar ne Tiranë së bashku me një mësuese. Të dhënat nuk janë definitive pasi po përditësohen duke qenë se situata mbetet ende në zhvillim.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetsië Ogerta Manastirliu kane qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët si dhe autoritetet lokale. Ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat.  Po ashtu, edhe në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës.

Share This Article
3 Comments
  • Sherim sa me te shpejte te demtuarve. Ministria para se te beje kontrollin e kaldajave duhet te kishte kontrolluar tashme si jane emeruar drejtoret e LSI-se e PDIU-se ne arsim dhe si po e cmontojne arsimin te pakten ne qarkun e Dibres ku analfabetet funksionale jane emeruar drejtore shkollash, apo bixhozcie skedinash drejtore zyrash arsimore.

  • Nuk kane faj shkollat kane faj tenderat,o budalice me diplom kristali..edhe inspektimin e fundit ,inspektime qe jane detyra e juaj cdo vjete,kur e keni bere ne shkollat kur ishit ju,po po ju ishit ministresha gjate 4 vitet e kaluar,kur e keni bere inspektimin?kur e keni kontroluar ju qe inspektimi eshte krye ndonje here…..

  • Koment teper i sakte. Ne Diber , Mat e Bulqize arsimin nuk e drejton PS-ja. Drejtorine Rajonale ne Diber Edi Rama me deshire dhe Lindita Nikolla e detyruar , ia ka falur Imer Lales , babit te dashur te deputetes se PDIU, i cili ka vene ne drejtim ( drejtoreshe ” te madhe” nje ikone te PD , kthyer si e PDIU-se, pa arsim perkates qe DAP-i e ka refuzuar, ne Bulqize drejton dajovica e deputet Perparim Spahiu, ndersa ne Mat nje zonje apo zonjushe e cila aq shume e do arsimin sa edhe per provimet e matures shteterore , qe duhej t’i menaxhonte , shkoi ne France te shikoje kampionatin evropian. Fundja kampionatet jane nje here ne kater vjet , ndersa provimet nje here ne vit. Socialistet e Matit thone qe ” ceshtja Sabiel” ne Mat eshte te heqesh kete drejtoreshe zyre, e cila nuk le klub pa gjetur rastin te thote ” mua me don Lindita”. Per cudi kete refren perdorin dhe dy te tjerat. Te rrofte reforma ne administrate moj qeveri e Rilindjes per se dyti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *