Ministria e Brendshme: Çdo përpjekje për azil në BE, absolutisht e papranueshme

redaktor

Ministria e Brendshme ka reaguar pas dyndjes së një grupi qytetarësh drejt Vlorës, që synonin të udhëtonin drejt Gjermanisë për azil.

Përmes një deklarate, Ministria e Brendshme paralajmëron të gjithë qytetarët se “do të ketë kontrolle të shtuara në kufi, për të mos lejuar kalimin e asnjë personi i cili nuk do të përmbushë kriteret ligjore për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen”.

Policia e Kufirit e mbështetur edhe nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit po punon ditët e fundit me regjim të përforcuar për të përballuar fluksin e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me rastin e festave të fundvitit.

Ministria e Brendshme shton se “është e angazhuar për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Europian dhe me qëllimin e paligjshëm për të kërkuar azil në këto vende”.

Policia e Shtetit po ndërmerr hetime ndaj çdo personi, shoqërie udhëtimi ose kompanie tregëtare që organizon ose ndërmjetëson për udhëtimin e qytetarëve për qëllime të azil-kërkimit dhe shkeljes së rregullave të lëvizjes së lirë në vendet e BE.

Ministria e Brendshme rikujton të gjithë shtetasit shqiptarë se “çdo përpjekje për të kërkuar azil në vendet e BE në mënyrë abuzive është e absolutisht e papranueshme, pasi tashmë Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe vendet e BE nuk i miratojnë kërkesat e këtij lloji”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *