Pas përfundimit me sukses të vizitës së Papa Franceskut, Ministria e Punёve tё Brendshme ka shprehur mirёnjohjen dhe falenderimet pёr tё gjithё qytetarёt, pёr bashkëpunimin me forcat e policisё dhe strukturat e tjera tё sigurisё.
Përmes një deklarate, MPB shprehet se qytetarët u bёnё pjesё e rёndёsishme e angazhimit madhor pёr tё garantuar mbarëvajtjen e plotë të vizitёs historike tё Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut nё Shqipёri.
“Falё kontributit Tuaj dhe angazhimit maksimal tё rreth 2500 punonjёsve tё Policisё sё Shtetit dhe forcave tё tjera tё sigurisё, ne konfirmuam dhe njё herё vlerat e larta tё mikpritjes, tolerancës, bashkëjetesës, qytetarisë dhe harmonisё”, thuhet në deklaratë. /E.K
