Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, MPB thotë se konfirmimi i identitetit të Arben Frrokut në Hollandë është bërë vetëm pasditen e të enjtes.
“Policia e Shtetit është në krye të detyrës, në rrugën e reformimit, në shërbim të qytetarëve pa asnjë dallim, e vendosur të çojë para ligjit, këdo. Dosja “Frroku” dëshmon më së miri vullnetin e Policisë së Shtetit për të bërë detyrën me korrektesë absolute në përputhje me ligjin. Autoritetet shqiptare kanë patur komunikim me partnerët dhe sapo ka ardhur sinjali i parë për vendndodhjen e të dyshuarit Arben Frroku, brenda një kohe rekord janë dërguar në Holandë të dhënat krahasuese dhe dje në orët e pasdites është konfirmuar identiteti, u shpall arresti dhe nisi procedura e ekstradimit të tij”, sqaron ministria e Brendshme.
Ministria i bën thirrje PD-së “të lërë drejtësinë të bëjë drejtësi ndaj krimit, pa dallim”. “Politika me krimin nuk ndihmon askënd e as mund të përdoret për të shmangur detyrimin madhor para qytetarëve, për reformën në drejtësi”, thotë MPB.

Po ju si ministri a mbani pergjegjsi si e liriat te largohej nga Shqiperia. Sajmir Tahiri duhet te jen aty ku ishte vrasesi komisarit e jo minister o qeveri mafiozesh.
ORE, PO E MOREM VESH, QE TE ISHTE PER SAJE QORRIN KY KRIMINEL KISHTE NJE JETE YMER, POR BOLL TANI, MOS E MBULONI M…. ME SHU……
SHISH, E KA HEDHUR LAJMIN NE PUBLIK NEPERMJET SALIUT, SEPSE E PA QE JU E FUTET DOSJEN NE SIRTAR.