Ministria e Brendshme: Ja situata e përmbytjeve në vend

anazapta

Gjendja e vështirë e banorëve të zonave të përmbytura duket se po shkon drejt përmirësimit. Sipas një njoftimit për shtyp të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, pak pas mesditës, situata në rrethet ku pati probleme dy ditët e fundit, rezulton e tillë:

Qarku Shkodër :

Nga ndërprerja e reshjeve gjatë ditës sotme niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm dhe sipërfaqja nën ujë vijon në kufijtë e 2000 Ha, ndërsa situata në zonë paraqitet si më poshtë:

Komuna Ana e Malit, 201 shtëpi të izoluara nga uji në fshatrat Obot, Muriqan dhe Goricë, ku edhe rrugët e këtyre fshatrave janë nën ujë, të pakalueshme.

Komuna Dajç, aktualisht 30 shtëpi të izoluara nga uji. Familje të evakuuar nga ky fshat janë 10 familje. Rruga Shkodër-Dajç është e kalueshme, me vështirësi vetëm me mjete të larta.

Komuna Bërdicë, aktualisht shtëpi të izoluara nga uji 115.

Komuna Velipojë.  Rruga Shkodër -Velipojë e kalueshme vetëm për mjetet e larta, pasi tek Ura e Gjo Lulit, në segment rreth 200 m ka prezencë uji.

Nga Komisioni i Emergjencave Civile  i Qarkut, i cili po monitoron situatën në vijimësi janë marrë këto masa:

Është bërë furnizimi me ujë të pijshëm i komunës Ana e Malit me mjetet e PMNZSH-së.

Është dhënë ndihma mjekësore në një rast urgjence shëndetësore në fshatin Obot nga Forcat e FNSH dhe personelit shëndetësor parësor.

Është furnizuar me ujë të pijshëm komuna Bërdicë duke u rivënë në punë stacioni i pompave.

Efektivat e Drejtorisë Policisë së qarkut gjatë gjithë kohës qenë e janë në gatishmëri në ruajtje të qetësisë dhe të pronës. Komisioni i Emergjencave Civile i qarkut nën drejtimin e prefektes së qarkut vazhdon monitorimin e situatës në bashkëpunim me drejtuesit e njësive vendore dhe strukturave të qarkut për përballimin e situatës krijuar nga reshjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve.

 

 

Qarku Vlorë. Në qarkun e Vlorës, reshjet kanë pushuar dhe situata është përmirësuar ndjeshëm.

Lumit Vjosa pothuaj është rikthyer në shtratin e tij dhe aksi i rrugës vketër Ura e Mifolit – Novoselë  është bërë i kalueshëm për të gjitha mjetet.

Familje të evakuara gjithsej janë 30 familje dhe 30 familet e tjera janë kthyer në shtëpitë e tyre.

 

Qarku Fier. Edhe në qarkun e Fierit situata pothuaj është normalizuar, pasi lumi Vjosë është kthyer në shtratin dhe niveli po lulet vazhdimisht, duke mos përbërë më asnjë shqetësim për banorët. Në të gjithë zonën e prekur nga përmbytjet tani janë vetëm rreth 70 ha nën ujë. Edhe niveli i lumit Seman karënë duke u kthyer në shtratin e tij.

 

Qarku Durrës. Situata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë.

Në gjithë qarkun po punohet për eleminimin e pasojave të përmbytjeve të ditës së djeshme. Rruga e Currilave e cila u bllokua dje nga rrëshqitjet e dherave sot u hap dhe po punohet për pastrimin e plotë të rrugës. Stacionet e PMNZSH së qarkut, po ndihmojnë sot për largimin e ujrave në zonën e stacionit të trenit, Durrës.

 

Qarku Lezhë: Deri në orën 12:00 të ditës sotme situata është përmiresuar ndjeshëm, pasi rreshjet janë ndërprerë dhe niveli i ujrave në lumenjë dhe kolektorë është në rënie.

Siperfaqet e tokave bujqësore me prezencë uji janë duke u ulur dhe aktualisht janë:

Në zonen e Zadrimës tani janë në prezencë uji vetëm 50 ha, në Komunat Dajç, Blinisht, Balldre, Kallmet;

Në zonen e Bregut të Matës 200 ha nën ujë, në komunat Kolsh, Zejmen, Shenkoll;

Në zonen Fushë Gjormë 50 ha nën ujë, në Bashkinë Laç, Mamurras e Kom.

Në zonen Fushë Mamurras është larguar plotësisht prezenca e ujit.

Në kënetën e Kakariqit 1000 ha, nën ujë.

Të gjithë hidrovorët vazhdojnë punën me kapacitet të plotë.

 

Qarku Korçë. Në përgjithësi situata në qarkun e Korçës është e mirë, ka patur reshje të dobta dëbore, por pa krijuar probleme.

 

Qarku Kukës. Edhe në qarkun e Kukësit situata vazhdon të jetë normale, pa reshje, me temperatura deri në -1 gradë. Nuk ka probleme me qarkullimine mjeteve në akset rrugore nacionale dhe rurale.

 

SITUATA NË KASKADËN E DRINIT. (ora 13:00 dt. 16.03.2013)

 

H / C

Kuota max (m)

Kuota aktuale (m)

Prurjet anesore (m)

prurjet ne total (m3/sek))

 

 

 

Shkark. nga agregatet   (m3/sek)

Shkark.anesore (m3/sek)

shkarkimne total (m3/sek)

FIERZA

296

291.26

1100

KOMAN

176

172.69

270

530

670

670

V.DEJES

76

74.42

60

760

450

400

850

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *