Ministria e Bujqësisë deklarohet për rritje eksporti të produkteve bujqësore

anazapta

Gjashtë mujori i parë i këtij viti paraqet bilanc pozitiv të eksporteve të produkteve bujqësore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të paktën ky është deklarimi që vjen nga Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet numrit dy të saj. Zëvendësministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia nënvizion se ritmet e rritjes kanë qenë 2-3 herë më të mëdha se importet. Sipas Fasllisë, ndikim të madh në shtimin e prodhimit ndër vite ka pasur projekti “Pro Mali” i financuar nga qeveria Daneze dhe Organizata Hollandeze për Zhvillim SNV me mbështetjen që ka dhënë për fermerët shqiptarë kryesisht në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër dhe Korçë. Në konferencën ku u prezanatuan arritjet dhe sfidat e projektit “Pro Mali” në bujqësi, i cili shënoi përfundimin e tij, u nënvizua se nëpërmjet tij në tre vite janë rritur të ardhurat e përfiruesve direktë nga 1.1 milion euro në 3.2 milionë euro si dhe është rritur në mënyrë të ndjeshme punësimi në këto zona.  Elvana Zhezha, përfaqësuesja e SNV për Shqipërinë, njëkohësisht drejtuese eprojektit,  u shpreh se puna e e bërë deri më tani me fermrët do të vazhdojë të ecë përpara. Gjatë katër viteve të punës së tij, programi “Pro Mali” ka pasur arritje të rëndësishme duke krijuar modele të qendrueshme të zhvillimit bujqësor dhe duke rritur konkurrueshmërinë e bizneseve dhe fermerëve në prag të anëtarësimit në Bashkmin Europian.  Finalizimi i suksesshëm i këtij projekti, hap një faze të re për Shqipërinë dhe një mundësi të re kundrejt një donatori të rëndësishem, i gatshëm të investojë rreth 6.5 milionë euro për 5-6 vitet e ardhshme duke ndihmuar bujqësinë shqiptare të shndërrohet akoma dhe me konkurruese.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *