Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni njofton se është hapur një konkurs për vende të lira pune për nënpunës në zyrat e Hipotekës.
Në një konferencë për mediat, Gjoni tha se ky reformim vjen në kuadër të planit 100 ditor të qeverisë për reformimin e titujve të pronësisë në Hipoteka.
Qytetet që përfshihen në këtë reformim janë Skrapari, Shkodra, Tirana, Devolli, Hasi, Kolonja, Kuçova, Mallakastra Mirdita, Pogradeci, Mati etj.
“Shërbimi shpesh herë është poshtë pritshmërive, ndaj ne duam ta përmirësojmë në cilësi dhe shpjetësi, si dhe të zhdukim raste korruptive, duke hapur një kurs publik për nënpunësit e rinj, praktikë që nuk ka qenë më parë. Kjo për të pasur në krye të hipotekave nënpunës seriozë, dhe të punojnë jo në shërbim të partive politike. Ftojmë qytetarët të bëjnë pjesë e kësaj reforme dhe zgjedhjen e personave më të përshtatshëm për regjistrimin e titujve të pronësisë. Konkursi është vetëm hapi i parë për rekrutimin e nënpunësve publikë dhe vlerësimin e tyre mbi baza meritokracie”, përfundoi ministrja e Drejtësisë.

Transparenca eshte nje nga elementet kyc. Reformimi eshte i domosdoshem per kete institucion
Tashme mund te aplikoje cdokush qe ska miq madje dhe un , ku ka me mire se sa meritokracia te jet e para
Veprime te tilla duhet t ishin bere me kohee..me nfund erdhii nje ministre qe po e vendos ne vend ligjin dhe meritokracinee
Kjo ka qene mese e nevojshme per te pasur punesim sipas merites. Veprim shume i nevojshme per shoqerin shqiptare.
Reformimi eshte dduga e vetme nga duhet te kalonte hipoteka, perderisa deri tani nuk eshte bere asgje si duhet.
Kudo gjeje vetem nenpunes te paafte e pa kualifikimin e duhur. Besoj te ky proces te nderrmar nga ministrja. Nje reforme e duhur qe duhur bere kudo.
Te shkarkohen te gjithe te paaftet qe ishin ne detyra te tilla vetem e vetem se kishin xhepat plote me lek e kishin njohjet e duhura ku ti jepnin ato leke.
Kjo eshte nje mundesi qe vetem njerezit e afte te punesohen dhe jo ata qe nuk dine te lidhin dy fjlae por kane miq kudo.Bravo zonja ministre.
Me shume se e domosdoshme ka qene vendosja e njerezve te afte e qe punojne mire ne keto poste