Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ministria e Ekonomisë, leje për fshatra turistik në Ishëm dhe Palasë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ministria e Ekonomisë, leje për fshatra turistik në Ishëm dhe Palasë
AktualitetEkonomiLajm i fundit cicerrLajme Flash

Ministria e Ekonomisë, leje për fshatra turistik në Ishëm dhe Palasë

Bledar Lumani
Published May 20, 2015
Share
SHARE

Komisioni Teknik i Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar kërkesat për ndërtimin e dy fshatrave turistike në Ishëm të Durrësit dhe në Palacë në Bashkinë e Himarës.

Komisioni vendosi pranimin e kërkesës së shoqërisë “Edonil Konstruksion” sh.p.k. dhe “XH &M” shpk., objekt marrjen e lejes së ndërtimit (zhvillimi) për projektin “Kompleks turistik “Delta Bay Resort”, me vila 2-3 katëshe dhe hoteleri, në plazhin e Dralleos, Palasë, Bashkia Himarë.

Burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë bëjnë me dije se, është, paraqitur kërkesa edhe nga zhvilluesi EDIL AL me nr. 2473 prot. date 27.03.2015 “Për leje ndërtimi/zhvillimi “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”, në Komunën Ishëm, Durrës.

Kjo kërkesë ka si objekt marrjen e lejes së ndërtimit për “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”, raporton Monitor.

Këto kërkesa u shqyrtuan nga Ministria e Ekonomisë në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nr. 217, datë 28.03.2014 “Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për leje zhvillimore që miratohen në KKT si dhe për ngritjen e komisionit për shqyrtimin e tyre”.

Gjithashtu sot pritet te bëhet shpallja e fituesve për projektet e konkursit për Produktin Turistik inovativ.

Projekti “Risi Turistike”ka ftuar të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë një propozim dhe plan biznesi për të zhvilluar dhe zbatuar një produkt të ri turistik në rajonet e Beratit apo Shkodrës. Afati i fundit për dorëzimin e propozimit që ishte data 13 maj 2015.

RisiAlbania organizon konkursin e parë kombëtar të quajtur “Risi Turistike” për rajonin e Beratit dhe Shkodrës, në mënyrë që të nxisë zhvillimin e produkteve të reja turistike.

Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja ose gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto dy rajone

Bledar Lumani May 20, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
12 Comments
  • kolokontroni says:
    May 20, 2015 at 9:45 am

    ESHTE FSHATI TURISTIK I ILIR METES ME FIRMEN E FATMIR MERKAJT NE SE JU KUJTOHET VIDEO E DRITAN PRIFTIT, META KERKON TE NDERTOJE FSHAT TURISTIK NE DRALE TE HIMARES… NDERSA TJETRI PO NE DHRALE ESHTE SAMIR MANES,,,,POR HJIMARIOTET NUK KANE PER TI LENE,, ESHTE PRONE E GJYSHERVE TE TYRE…

    Reply
    • gerti says:
      May 20, 2015 at 7:27 pm

      Si vend me potencial ne fushen e turizmit e kemi mese te nevojshme qe ta zhvillojme kete dege. Investimet ne fshatrat turistike jane te nevojshme pasi sjellin zhvillim per zonen gjithashtu rrisin edhe numrin e pushuesve aty.

      Reply
      • anonim says:
        May 20, 2015 at 7:41 pm

        Sa me shume investime ne keto zona, keshtu do behet e mundur:-punesimi i banoreve aty
        -zhvillim i zones ku investohet
        -rritje te numrit te vizitoreve te huaj ne Shqiperi etj.

        Reply
        • Janaqi says:
          May 20, 2015 at 7:50 pm

          Investimet sjellin kurdohere zhvillim. Investimet ne bregdet sjellin rritje te numrit te turisteve te huaj ne Shqiperi. Ka ardhur momenti qe te kemi nje turizem qe konkuron, i kemi te gjitha mundesite.

          Reply
          • gjyshja says:
            May 20, 2015 at 8:18 pm

            Krijimi i lehtesirave fiskale me qellim nxitjen e investimeve te huaja ne Shqiperi, shpallja e zonave te lira ekonomike, investimet ne keto zona, jane hapa serioze e te rendesishem te ndermarre nga ministria e ekonomise.

    • gezim says:
      May 20, 2015 at 8:35 pm

      Vertet lajm i mrekullueshem…ato jane vende qe kane shume nevoje per fshatra turistike te sitemuara..ua shtojne akoma me shume bukurine

      Reply
    • donald says:
      May 20, 2015 at 8:41 pm

      Keshtu po…eshte e nevojshme qe ne keto fshatra ne ndertohen projekte turistike te tilla..vec se krijojne nje imazh me te bukur te vendit u jep me shume mundesi turisteve te qendrojne ne palase pa qene nevoja te prenotojne dikur tjeter larg palases

      Reply
  • lalezi i ri says:
    May 20, 2015 at 12:10 pm

    sa bukur dikur futeshim e laheshim sot me para qe te lahesh nuk te lene politika e vjeter apoe re qee vodhen kete vend

    Reply
  • lili says:
    May 20, 2015 at 1:25 pm

    Shyqyr se thirrem shoqaten Francezet per mbrojten e litoralit,qe t’ia dorezojme ilirit plazhet e jugut!
    Do plas jamarber i Gitesper keto pervetesime te planeve te tij,apo mos ka kaluar ilir tek edi rama vetem qe ky projekt te behet,mbasi shqiptaret refuzuam dallaveret e Jamarberit?

    Reply
  • baftjari says:
    May 20, 2015 at 3:28 pm

    Vendi eshte kthyer ne nje fushe biznesi ! Agjensia e bregdetit e ngritur enkas per shitje te prones publike nga kokedhima dhe pjesa tjeter e grupi te biznesmeneve ! Vendet publike dhe perlat qe bukurise shqiptare sot po kalojne ne duart te njerzve apo kompanive enigme !

    Reply
  • info-analitike says:
    May 20, 2015 at 3:36 pm

    Po ato toka a kane pronare apo lum kush ka pushtetin se lidh e zgjidh sipas qejfit. Shyqyr qe keta nuk do te silleshin si Saliu!

    Reply
  • Tod says:
    May 1, 2016 at 8:57 am

    Per historine: Nuk ekziston plazhi i Palases.Ekziston plazhi i Dhralese ne vendin e quajtur MEGALHORA.Ne mesin e shekullit te 19 ne ate vend ka qene vendosur fshati i Dhermiut (DHRIMADHES) i cili u zhvendos atje ku eshte sot per tu mbrojtur nga sulmet e turkoshqipetareve……..Pas viteve 1990 ka pasur disa gjyqe ndermjet fshatit dhe pushtetit……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?