Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ministria e Ekonomisë përcakton parimet për shërbimet që i ofrohen konsumatorit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Jeta ne cift > Ministria e Ekonomisë përcakton parimet për shërbimet që i ofrohen konsumatorit
Jeta ne ciftLajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë përcakton parimet për shërbimet që i ofrohen konsumatorit

Elton Tafaruci
Published April 8, 2016
Share
SHARE

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes propozon një projektligj të ri në të cilin vendosen parimet themelore për të drejtën e vendosjes për ofruesit e shërbimeve si edhe garanton ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.

Projektligji i cili është depozituar për shqyrtim në Kuvend synon të përcaktojë kuadrin ligjor sa i përket parimeve themelore dhe kritereve të domosdoshme për këdo që kërkon të ushtrojë çdo lloj veprimtarie ekonomike apo/edhe me karakter intelektual e cila kryhet përmes vetëpunësimit/sipërmarrjes private kundrejt një shpërblimi.

“Projektligji, i propozuar për herë të parë ofron një rregullim horizontal, i cili në asnjë rast nuk pengon rregullimet sektoriale, me kusht që këto të fundit të respektojnë parimet themelore dhe kriteret e përcaktuara në këtë projektligj sa i përket të drejtës së vendosjes për ofruesit e shërbimeve, me qëllim garantimin e ofrimit të shërbimeve sa më cilësore nga ofruesit e shërbimeve për përfituesit”, thuhet në relacionin shoqërues.

Deri sot këto lloj veprimtarish janë rregulluar nëpërmjet vetëdeklarimit të fillimit të aktivitetit në përputhje me ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, si dhe për profesione të veçanta, nëpërmjet ligjeve sektoriale, apo nëpërmjet statuteve, kodeve të etikës dhe rregulloreve e urdhrave profesionale/dhomave kombëtare ose organizmave të tjera profesionale.

Elton Tafaruci April 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?