Ministria e Ekonomisë pretendon arritjen e një marrëveshjeje që do të ulët kostot e fluturimeve

Saimir Lleshi

Zyrtarët shqiptarë thonë se kanë arritur një marrëveshje me aksionarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, TIA, për t’i dhënë fund të drejtës ekskluzive të fluturimeve ndërkombëtare dhe për të ndërtuar aeroporte të reja që do të kenë fluturime më të lira.

Qeveria e qendrës së majtë drejtuar nga Edi Rama u zotua në fushatën zgjedhore të vitit 2013 të rikonsiderojë koncesionin me aksionarët e TIA dhe të liberalizojë tregun për të hapur rrugën e fluturimeve të lira. Nën një marrëveshje koncensionare të nënshkruar në tetor 2004, TIA ka të drejtën të menaxhojë aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës për 20 vjet me një monopol të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare nga dhe për në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha në një takim të martën me operatorët turistikë se ata kishin rënë dakord me aksionarët e koncensionit të TIA që t’i jepnin fund monopolit mbi fluturimet ndërkombëtare dhe të hapnin rrugën për ndërtimin e aeroporteve të reja në Shqipërinë jugore që do të bëjnë fluturime më të lira.

“Ne kemi rënë dakord me aksionerët e TIA të liberalizojmë fluturimet ndërkombëtare dhe kemi oferta konkrete për të ndërtuar aeroporte që do të bëjnë fluturime të lira nga Vlora dhe Saranda,” tha Ahmetaj.

Ai shtoi se marrëveshja me TIA do të kalohet së shpejti nga qeveria dhe parlamenti, duke hapur rrugën për fluturime me taksa të ulëta që do t’i bëjnë biletat më të lira.

Disa ekspertë ekonomikë vunë re një mungesë transparence në marrëveshjen që ministri pretendon se ka arritur me koncensionarët e TIA, drejtuar nga kompania AviAlliance e Gjermanisë.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tha për BIRN se qeveria ka detyrë t’i tregojë shqiptarëve rreth negociatave dhe kushteve të sakta.

“Nëse ministri pretendon se ka gjetur një marrëveshje për t’i dhënë fund ekskluzivitetit të TIA në fluturime ne duhet të dimë kushtet,” tha ai.

“Nuk ka kuptim që një kompani e huaj të heqë dorë nga të ardhurat e veta kaq lehtësisht. Shtetasit kanë të drejtë t’i dinë detajet e asaj që po ndodh,” shtoi Preçi.

Megjithatë Preçi thotë se marrëveshja e koncensionit me TIA konsiderohet si një nga më të mirat, meqenëse i ka dhënë aeroportit të Tiranës një pamje të re, shtetasit shqiptarë e paguan shtrenjtë atë përmes biletave të shtrenjta të fluturimit.

Ai tha se pavarësisht premtimeve, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të liruar tregjet shqiptare nga monopolet, dhe nuk ka arritur sukses në krijimin e konkurrencës së lirë dhe të drejtë.

Share This Article
6 Comments
  • Nje bilete nga US per ne Shqiperi,eshte rreth 200 dollare me teper se tek vendet fqinje.Shiko sa kushton US-Maqedoni,apo US- Mali I Zi,apo US- Greqi. Turp,cdo gje tek ne me shtrenjte se kudo tjeter. Po ia fusin popullit nga te gjitha anet. I kopsiti perbindeshi Sali koncensionet kur ishte ne pushtet,dhe tani keta bythpambuket nuk kane cfare te bejne,thjesht te vazhdojne lojen e qelbur te nisur shume kohe me pare.U duhen edhe ketyre ca vila,prona,llogari bankare e makina luksoze.

    • Ik or palle se rinasin e la qeveria nano,dy vjet per te hequr nje monopol,sa vjet do te duhen per te ngritur nje aeroport ne vlore apo sarande?apo do genjehemi gjithmone me lugen bosh?

  • Shqiptaret e festuan pavaresine me 1912 por shtet nuk kane akoma,

    kane vetem banda bashibozukesh, qe nderrohen ne koalicione por qe ne forme nuk ndryshojne asgje. Te huajt bejne palle me financat e shqiptareve, ne koalicion me nje grusht “shqiptaresh” qe marrin vendime kunder kombit dhe shtetit te tyre. Paguani biletat e avioneve sa frengu pulen o shqiptare, sepse ata qe ju zgjidhni me vote per tu perfaqesuar, u shesin tek ata qe paguajne nje qindarke me teper, per vilat e tyre ne Lalzin e famshem.
    Nje bilete vajtje-ardhje per ne Rinas, vazhdon te kushtoje sa nje fluturim ne Boston, edhe pse shqiptaret, ndodhen ne me te shumten e rasteve, vetem nje “xhiro larg” nga vendet kryesore europiane.
    Fluturoni nga Shkupi apo Selaniku o njerez. Mos pranoni te paguani te paguani me bileten tuaj, vilat e hajduteve qe vetequhen politikane.

  • O burra filloj spekulli i ri.

    Tani Shqipëria do të filloj të ndërtoj katedrale në shkretëtirë. Mbaruam duke ndërtuar/shkatërruar rrugët tani do të fillojmë me aeroportet.

    Sot ne kemi dy aeroporte. Rinas e Kukës. Ti shfrytëzojmë këto maksimalisht. Pastaj të bëjmë studime për të ndërtuar aeroporte të rinjë. Por me popullësinë dhe mallrat që lëvizin me avion, ne na mjafton dhe teprojnë këto dy aeroporte.

    Hajt se populli do të vuaj. Politika do hajë mbi kurrizin e tij.

  • ne emigrantet duhet ti bojkutojm te gjitha agjencit e udhetimit si nga aeroporti i rinasit dhe tragetet sepse cmimet jan dyfish me ato te aeroporeve te malit te zi dhe te shkupit si dhe trageti i malit te zi esht cmimi me i ulet se i porteve shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *