Ministria e Financave alokon 6.27 miliardë lekë për detyrimet e prapambetura

Saimir Lleshi

Ministria e Financave ka zhbllokuar edhe 18.38 miliardë lekë për detyrimet e prapambetura. Me anë të një deklarate, kjo ministri sqaron se detyrimet jepen për disa kategori, siç janë ato për investimet publike. Në këtë drejtim, janë dhënë 6.27 miliardë lekë.

Ndërkohë, për shpenzime korente për mallra dhe shërbime janë alokuar rreth 0.78 miliardë lekë, (iii) rimbursim TVSH-je, Tatim Fitimi dhe Akcize janë alokuar rreth 5.77 miliardë lekë, (iv) “Të tjera” janë alokuar 5.86 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3.77 miliardë lekë, Shpronësimet janë alokuar rreth 0.6 miliardë lekë  dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.

Në kuadër të zbatimit të VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit” të ndryshuar”, për vitin 2015 Ministria e Financave ka vijuar punën për të siguruar vazhdimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Në mënyrë të përmbledhur gjeni më poshtë tabelën e alokimit dhe realizimit të pagesave, proces i cili vazhdon me përditësimin e raportimeve nga degët e thesareve.

grafiku

 

 

 

 

“Gjithashtu ju informojmë se procesi i shlyerjes së detyrimeve të mësipërme është duke u monitoruar dite pas dite nga Ministria e Financave në mënyrë që të parandalohet çdo pengesë dhe vështirësi në kryerjen në kohë dhe sa më shpejt të këtij procesi”, sqaron deklarata. /Dita/

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *