Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ministria e Financave: Deri në mesditë, kalohen në sistem të gjitha pagat e buxhetorëve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Ministria e Financave: Deri në mesditë, kalohen në sistem të gjitha pagat e buxhetorëve
Ekonomi

Ministria e Financave: Deri në mesditë, kalohen në sistem të gjitha pagat e buxhetorëve

anazapta
Published January 10, 2013
Share
SHARE

Rreze shprese për buxhetorët që prej ditësh presin rrogat. Pagesat e muajit dhjetor për punonjësit e administratës do të fillojnë sot, bën të ditur Shqiptarja.com, e cila u referohet burimeve të saj në Ministrinë e Financave.

“Kalimi në sistem i pagave përfundon totalisht në mesditë. Drejtoria e Thesarit po punon edhe në këto momente për të hedhur në sistem të gjitha të dhënat. Përfundoi Ministria e Brendshme, e Arsimit, pensionet, ndihma ekonomike, Ministria e Punës etj”, deklaroi zyra e shtypit e Ministrisë së Financave.

Rreth 90 mijë punonjës të administratës shtetërore janë përballur me vonesën e pagave të dhjetorit, të cilat duhej të kishin kaluar në llogaritë e tyre bankare duke nisur nga data 3 janar. Opozita e cilësoi këtë vonesë njëjavore si shenjë të krizës ekonomike, të cilën qeveria përpiqet ta fshehë, ndërsa kryeministri tha dje vonesa erdhi për faj të zyrave financiare të institucioneve shtetërore, të cilat kanë dërguar vonë listë-pagesat e punonjësve.

anazapta January 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?