Këshilli i Ministrave rekomandon që të mos lejohen më propozime për vepra në partneritet publik-privat të cilat do të krijojnë kosto të drejtpërdrejta apo të tërthorta për buxhetin e shtetit. Kërcënimet më të mëdha për pagesat që do të duhet të bëjë buxheti nga kompanitë që kanë marrë koncesione, vijnë nga firmat që ofrojnë shërbime në fushën e shëndetësisë.
Në një relacion të hartuar nga Ministria e Financave dhe të dërguar pranë Kryeministrisë, thuhet se projektet e programit “1 miliard” janë të ezauruara, dhe nuk duhet të lejohen më kontrata të ndërtimit të veprave publike me PPP.
Sipas llogarive të Ministrisë së Financave, pagesat që parashikohet të bëjë buxheti i shtetit në vitin 2022 për koncesionet arrijnë në 4.6% të totalit të të ardhurave, duke rrezikuar shkeljen e limitit ligjor prej 5% të të ardhurave.
“Kësaj vlere mund t’i shtohen edhe pagesat për PPP-të ekzistuese dhe të reja siç është ndryshimi i kontratës për rrugën Milot – Morinë, shtesat në koncesionet e shëndetësisë, koncesioni i aeroportit të Vlorës dhe ai i rrugës Kashar – Rrogozhinë, të cilat rishikojnë shkeljen e rregullit fiskal”, thuhet në dokumentin e Financave të siguruar nga Tv Klan.
Për këtë arsye qeveria kërkon të zbatohen projekte PPP, vetëm me modelin që përdoruesi të paguajë për shërbimin dhe të mos implikohet arka e shtetit.
Aktualisht buxheti i duhet të paguajë vetëm gjatë këtij viti 5 milionë Dollarë më shumë se sa ishte planifikuar për koncesionin e sterilizimit dhe 400 mijë të tjera për atë të dializës.

Beni dhe nja dy beni, te mos pengoni integrimin uropian.
uau
po ai gomori i modh tha se kishte gjetur mundësinë për të ndërtuar rrugët pa rënduar buxhetin e shtetit,dhe PPP na ishin zgjidhja!?
tashit na del se ju nuk do ti bëni më këto rrugë pa rënduar buxhetin e shtetit??
Ja dhe dy gelbazat e blogut qe smund te rrine pa nxjerre idiotesine e tyre. Ben topja dhe anticensure e preshit. As kuptojne gje se cthote shkrimi por smund te rrijne pa vjelle. Mesa duket jane me barre me Ed Paloqen. Mbase me Salianjken. Ahahahah
o rrot kari digjital!!
asqë e njoh paloqen e as pabythën!!
rama tha që me këtë PPP kishte gjetur mënyrën për të mos rënduar arkën e shtetit!kurse këta thonë se paska qënë një mut i madh ky muhabet?!
agjitpropi digjital i ramës,mos harro se si ti,mund të jesh dhe ti si profesionist,vepronin dhe ata të salës para do kohësh!!hanin të njëjtin mut vetëm se ishte me ngjyrë të ndryshme!!
mos vallë dje i kishe blu dhëmëbët e sot i ke mavi??
ti nuk ke problem ngjyrën o profesionist digjital!!
ty të majfton muti,ti duhet të ngopësh barkun!!
ha se të bën mirë!!