Ministria e Jashtme greke nuk resht së lëshuari deklarata për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjet territoriale. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, është shprehur sot se çështja çame nuk ekziston.
“Çështja çame nuk ekziston. Kushdo që mendon se ka ndonjë problem, le t’i adresohet drejtësisë greke”, ka thënë Delavekuras. Madje më tej, ai thekson se sa më sipër u është bërë e ditur edhe autoriteteve shqiptare nga vetë ministri i Jashtëm, Avramopulos.
“Zoti Avramopulos e ka bërë të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk ekzistojnë çështje të territoreve etnike dhe kushdo që e konsideron këtë një problem, mund të adresohet tek gjykata greke”, tha ai.
Ndërkohë, pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Avramopulos i cilësoi të papranueshme deklaratat e Berishës për Shqipërinë e madhe.
Ndërsa dje, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh në mbështetje të nismës së Berishës për nënshtetësinë, duke shtuar se në hartën e shqiptarëve që do të marrin shtetësinë duhet të përfshihen edhe çamët ortodoksë që jetojnë në Greqi dhe arvanitasit.
“T’u japim pasaportën shqiptarëve në Greqi, të cilët deri sot kanë qenë të shtypur, pa mundur të deklarohen si shqiptarë. T’u japim kurajë çamëve ortodoksë dhe arvanitasve që ta deklarojnë veten shqiptarë. Madje, ne si shtet duhet t’i japim pasaportën shqiptare edhe presidentit grek Karolos Papulias, i cili është çam ortodoks. Ka ardhur koha për reciprocitet me Greqinë. Ka ardhur koha që edhe Greqia t’i njohë realitetet etnike dhe minoritete që jetojnë në Greqi”, tha Idrizi.
KURE QEVERIA GREKE DEKLARON HAPURE PER CESHTJEN CAME ,PSE HESHTE QEVERIA SHQIPTARE NE KETO PAZARE KRIMINALE DHE DISKRIMINUESE?
z.SHPETIM IDRIZI C’FARE DO TE THOTE ME ATO DEKLERATA TE PERDITESHEME,KURE JANE PA ASNJI VLERE SIPASE DEKLERATAVE QE QEVERISE GREKE.
KESAJ SI TI THOME Z.IDRIZI QE MBESHTESNI BERISHEN,DAKORTESI APO TRADHTI?
Shume shpejte edhe Qeverija serbe do dele me deklarata te ngjajshme si Greqija …se ” qeshtja e Veriut te Kosoves nuk egziston ” qe tregon se serbet e greket i kordinuan mire strategjite e tyre te perforcimit dhe betonimin te grabitjes se trojeve shqiptare kurse , zullumqaret dhe batakqijt shqiptar bene lufte pervese pere jeta vadekje per mbetje ne pushtet ( here ne mazhorance e here ne opozite ) duke krijuar pasuri e pervetsuar miljona e miljona € e $