Ministria e Jashtme greke për negociatat, i kujton kushtet Shqipërisë

Bora Basholli

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave, Ministria e Jashtme greke, përmes një deklarate thekson se Greqia është “duke punuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë”.

Kjo Ministri thekson se Greqia në mënyrë të vendosur mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se duhet të përmbushen të gjitha kushtet e përcaktuara. E në këtë rast, Greqia ndalet tek shqetësimi i saj i përhershëm, ajo e pakicave kombëtare.

“Siç është bërë e qartë në raportin e Komisionit Evropian, respektimi i të drejtave të minoritetit grek është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe është pjesë integrale e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE, përmbushja e të cilave do të trajtohet nga Këshilli i Evropës.

 Në këtë kontekst, ne presim garanci për të drejtat e minoritetit në të gjithë Shqipërinë, një masë që Shqipëria kishte ndërmarrë për ta miratuar deri në maj 2018, dhe zbatimin e ligjit të pronësisë për anëtarët e minoritetit”, thuhet në deklaratë.

Më tej shprehet shqetësimi për pengimin sipas tyre të kandidaturës së Fredi Belerit për të kandiduar si i pavarur për Bashkinë e Himarës.

“Këto veprime shkelin të drejtën e patjetërsueshme të përfaqësimit politik të Pakicës Kombëtare Greke në zgjedhjet komunale në Himarë”, thuhet më tej.

Ministria e Jashtme greke e mbyll deklaratën me një thirrje për Shqipërinë.

“Ne i bëjmë thirrje Shqipërisë që të kthehet në drejtim të përparimit dhe jo të bëjë hapa pasa, në mënyrë që procesi i saj i pranimit të vazhdojë”.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Oj qeveri e Shqiperise,dhe or popull Shqipetare a nuk e kuptoni akoma Grekun fashist se cka done te thote deshiron qe ti jepet dhurate Shqiperija e jugut per te ra dakorde per negociatat,a e keni lamerur Evropen per te drejtat e cameve dhe te drejtat e emigranteve Shiptare se cfar jete kan ata ne Greqi,pra mendimi im esht ndertoni nji mure prej 10 metrash nalt ,dhe nxerni tere Greket jasht dhe thiri tere Shqiptaren te kthehen dhe haroni Evropen keshtu e shpetoni Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *