Ministria e Jashtme: Nuk lejojmë devijimin e lumit Vjosa

Dita

Ministria e Jashtme është kundër devijimit të Lumit Vjosa nga pala greke . Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Glevin Dervishi shprehet se Ministria e Jashtme ka qenë dhe është në konsulta të vazhdueshme me palën greke dhe sqaroi se nuk bëhet fjalë për një projekt , por për një projekt­ide të hedhur nga një kompani greke.

“Ne jemi të vendosur për mosdevijimin e lumit nga pala greke. Nëse do kemi një projekt të mirëfilltë ne e kemi bërë të qartë dhe kemi marrë vendimin që nuk do të ketë asnjë devijim pa konsultime me palën shqiptare. Do të shohim si do të eci çështja hap pas hapi”, tha Dervishi, raporton Tema.

Dervishi deklaroi se çështja është në proces gjyqësor në Greqi, por edhe nëse gjykata do t’i japin OK këtij projekti Ministria e Jashtme shqiptare i ka bërë të qartë palës greke se duhet të konsultohet me palën shqiptare siç kërkojnë të gjitha konventat në fuqi.

Share This Article
1 Comment
  • Shume mire! Jo si ne kohen e shpellarit kur fqinjet benin c’tu donte trapi dhe shpellari s’hapte goje, rendesi kishte qe mos t’i tundej karrigja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *