Ministria e Jashtme serbe notë proteste ambasadorit shqiptar

redaktor

Serbia tensionon situatën në prag të ndeshjes mes dy kombëtareve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka paraqitur një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj kombëtares serbe rrugës nga Rinasi për në Tiranë.


Siç thuhet në një njoftim, të cilin e citon agjencia serbe e lajmeve “B92”, Ministria e Jashtme ka thirrur urgjentisht ambasadorin Ilir Boçka, të cilit i ka dorëzuar notën e protestës.

Përkundër faktit se është një event me rrezik të lartë, incidenti dëshmon për neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente të Shqipërisë në organizimin e kësaj ndeshjeje futbolli”, thuhet në deklaratë.

Republika e Serbisë, vijon dokumenti, pret dhe kërkon që ekipit serb të futbollit t’i garantohet plotësisht siguria gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe që ndeshja të luhet e qetë.

Gjithashtu presim që autorët e këtij incidenti të zbulohen menjëherë dhe të dënohen në mënyrë adekuate”, vijon njoftimi.

Gjatë rrugës nga aeroporti i Rinasit për në Tiranë, autobusi serb u godit me gurë, një incident që gjithësesi nuk shkaktoi trazira apo të lënduar.

Megjithatë, presidenti i Federatës Serbe Tomislav Karaxhiç, i cituar po nga “B92”, tha se ndeshja me Shqipërinë mund të jetë e diskutueshme nëse incidentet vazhdojnë.

Share This Article
9 Comments
    • Kujdes mer Arben mos u radikalizo, as feja e paqes s’te meson ashtu. Ne ne ket ndeshje duhet te bejme sjellje shembellore. Nuk fitohet Presheva e Sanxhaku me nje ndeshje futbolli. Ne duhet ti tregojme botes qe ajo qe ndodh ne Serbi me barbaret serb s’ndodh me. Kushdo qe s’e kupton kete eshte anti-shqiptar.

  • Serbia Kane shume te drejte.Filluan te ndodhin gjera te ndyra.Qajeni Francen.Ballistet Filluan
    . Para Partizane

  • Iva Dadiç kerkon te europianizoet?!, Si munde te europianizoet me keto intri-a qe ndertojne.
    Rendesi ka qe çdo -je te monitoroet.

  • E nisen luften serbet! Kjo lufte politike dhe anti shqiptare do t’i ngule ne kunxh tr vrtin! Kujdes shqiptare, se keta do te shpikin e sajojne çfaredo “rasti” per te na perqeshur ne sy bote! Serbet mund t’i kene paguar njerezit edhe ne Tirane per ta gjuajtur autobusin me gure!
    E flliqen Evrioen, bre, dalshin fare!

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *