Ministria e Mbrojtjes censuron “Shqipërinë e Madhe”

anazapta

Ministria e Mbrojtjes censuron këngën “Xhamadani vija-vija”. Episodi ka ndodhur gjatë 100-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura, në koncertin me titull “një shekull këngë dhe marshe patriotike”, por është zbuluar vetëm ditët e fundit, gjatë shikimeve të videove në Youtube.

Kënga e kënduar në koncertin e fundit të dhjetorit në Pallatin e Kongreseve nga kori i Ansamblit të Ushtrisë ka të zëvendësuar vargjet “xhamadani vija-vija, sa e madhe është Shqipëria” me “xhamadani vija-vija, është Kosova, është Shqipëria”.

Pra, nga teksti origjinal është hequr pjesa e “Shqipërisë së madhe”. Kënga “Xhamadani vija-vija” është kënga më e njohur me nota patriotike.

Versioni me refrenin e ndryshuar: http://www.youtube.com/watch?v=jwQkz0rDGBM

Versioni origjinal: http://www.youtube.com/watch?v=Knik715yYB0

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *