Ministria e Mbrojtjes i cilëson serbët shovinistë

Dita

Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka marrë pjesë në një veprimtari sot në fshatin Murth, pranë Qafë-Mollës në Tiranë, ku u ngrit një lapidar në kujtim të viktimave të luftës Ballkanike më 1913 nga kjo zonë.

Në deklaratën e saj, MM shkruante se “Në qershor të vitit 1913, forcat shoviniste serbe, pas masakrave që bënë në krahinën e Dibrës, vranë dhe masakruan 18 burra dhe gra të fshatit Murth në afërsi të Qafë-Mollës të Tiranës dhe zonës përreth.

Në përkujtim të këtyre viktimave të pafajshme, në një vend të përzgjedhur në afërsi të fshatit Murth dhe me kontributin e familjeve të të vrarëve, këto ditë u ngrit një memorial përkujtimor.

Në ditën e përurimit të memorialit ishte i pranishëm zëvëndësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, drejtues të pushtetit vendor të zonës së Shëngjergjit të Tiranës, përfaqësues të viktimave dhe banorë të fshatit Murth”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *