Paraditen e sotme nga selia e PD-së do të akuzonin se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk ha hapur shkolla profesionale.
Përmes një reagimi për mediat, ky institucion shprehet se rritja e regjistrimeve në arsimin profesional me 40% gjatë vitit shkollor 2014 – 2015 është prova më e qartë e suksesit tonë në këtë drejtim.
Sipas saj, gjatë 18 muajve punë nga ministri Veliaj dhe stafi i MMSR-së janë hapur:
- Shkolla e re “Herman Gmeinner”, pranë Fshatit SOS, Tiranë, e fokusuar në përgatitjen e nxënësve për Drejtimin mësimor “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” (TIK). Kurrikula e kësaj shkolle është hartuar në bashkëpunim me ekspertë austriakë dhe synon përafrimin me nivelet e shkollave austriake;
- Drejtimi Mekanikë në shkollat profesionale në Tiranë, mbyllur që në vitin shkollor 1996-1997 me ish Politeknikumin “7 Nëntori”;
- Drejtimi mësimor Peshkim, në shkollën “H. Çela”, Durrës i cili kishte më tepër se 6 vjet që nuk funksiononte më;
- Drejtimi Gjeologji Miniera, pranë Gjimnazit të Bulqizës, kualifikim që nuk ofrohej që nga ’91, që shërben jo vetëm për arsimimin e të rinjve në këtë profesion, por edhe për aftësimin profesional të punëtorëve aktualë në minierë;
- Kanë filluar punimet në objektin e ri të shkollës “Kolin Gjoka”, Lezhë.
– Është investuar për ndërtime të reja dhe rikonstruksion në shkollat “P. Sota”, Fier, “A. Broci”, Shkodër, “H. Cela”, Durrës, “Ndre Mjeda” Bushat, “Sali Ceka”, Elbasan. Për vitin 2015 investimet në sektorin e Arsimit Profesional janë rritur me plot 50% duke arritur nivelin e tyre më të lartë.
Nuk na habit me asgje nga ato qe shpif pd-ja e deshperuar dhe e kapur nga paniku i humbjes se zgjedhjeve. Arsimi profesional eshte nje nga sukseset e erionit ne drejtim te mmsr-se, ku keshillimi i karrieres per te rinjte u drejtua nga tregu i punes, jo me nga diplomat pa vlere te universiteteve private qe rezultuan si firmat piramidale, duke cenuar te ardhmen dhe vetem nje shpenzim i kote parash nga te rinjte.
per te hedhur balte keta te pd-se jane te paret, po per te dhene llogari se cfare bene ne 8 vjet ne qeveri, se cfare bene ne 4 vjet ne bashki jane te fundit, fshihen nga qytetaret dhe nxjerrin halimin te vecuar sikur doli nga hici, jo qe doli nga PDja dhe eshte njeriu me i besuar i saliut dhe lulit.
Asnje nuk mund ta mohoje qe eshte rritur numeri i shkollave profesionale dhe qe numeri i te rregjistruarve eshte rritur. Kete e kemi pare vete sepse kemi femijet ne keto shkolla.
opzoita eshte katandisur si mos me keq po si mund te dalesh dhe te mohosh qe nuk ka shkolla profesionale por ato ekzistojne me te vertete nuk ka sesi ti mohojne
eshte e vetmja menyre sesi pd-ja do mbuloje mosngazhimin e lulit apo deshtimit te tyre si qeveri duke mos i dhene perparesi dhe avantazh edukimit profesinal keshtu hedh balte mbi punen e erionit