MSH: Në provim do të hyjnë 36% e mjekëve

Bledar Lumani

Pak pas protestës së mjekëve dhe infermierëve, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë për shtyp.

Ajo thotë se 36% e mjkeëve do të hyjnë në provim, pasi nuk kanë përmbushur kreditet.

Në provim do të hyjnë edhe dentistët.

“Nga analiza paraprake e të dhënave të programit të ricertifikimit rezulton se: 1800 mjekë (ose 36% e të gjithë trupës mjekësore në vend), 606 farmacistë (ose 28% e numrit të të gjithë farmacistëve në vend), dhe 1096 dentistë (ose 52% e të gjithë dentistëve në vend) që punojnë në sektorin publik dhe jopublik të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend, nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre për mbledhjen e krediteve të edukimit në vazhdim.

Në mbledhjen e Bordit u vendos që:

-Brenda gjashtë muajve, duke filluar që nga data 15 prill 2015, nga shpallja nominale e emrave, profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet duhet t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit;

-Të miratohet Rregullorja e provimit të ricertifikimit për profesionistët e sipërpërmendur të shëndetit brenda muajit mars 2015;

-Brenda datës 15 prill 2015, urdhrat e profesionistëve dhe fakultetet përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me shoqatat e profesionistëve të shëndetit do të hartojnë programet orientuese për të gjithë kategoritë e profesionistëve që do të duhet t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit;

-Brenda datës 15 prill 2015, QKEV-ja do të bëjmë me dije të gjithë emrat e profesionistëve që duhet t’i nënshtrohen këtij provimi;” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Share This Article
13 Comments
  • Te testohen te gjithe mjeket qe kane mbaruar shkollen nga 91 e deri tani . Se dihet qe i kane blere provime e diploma bashke. Tallen me shendetin e pacienteve, bejne pazare me jeten e tyre. Dhe leket e bukes ja u marrin te shkreteve dhe sherbimi ndaj tyre gjithe naze e percmim. Kerkojne edhe respekte mos tu cenohet asgje plehrave me bluza te bardha.

    • Ti dhe njerez te tjere si puna jote, qe ne fjalen e pare qe artikuloni ose ne rastin tend shkruani per mjeket dhe mjeksine shqiptare kuptohet qe nuk ja keni idene fare se ku calon problemi. Beni mire te heshtni ne vend qe te brockollisni budalliqe se beheni qesharake.

      • Ne fakt o e di populli qe shkon perdite neper spitale o se di njeri,edhe syte nuk ti hedhin plerat,te trajtojne si qytetar i dores se dyte,arrogantet e qelbur.

      • E dime shume mire ne ku calon problemi, i njofim edhe problemet me mungesen e medikamenteve, etj, etj. Por mos u perpiq ta heqesh vemendjen nga problemi kryesor.

        A e din ti i nderuar se nje pjese jo e vogel e mjekeve, sidomos ne qytete dhe zona jashte Tiranes (QSUT-se) marrinn rrogen kot dhe nuk kane hapur nje liber mbas mbarimit te shkolles. A e din ti se keta mjeke jane kthyer thjesht ne pijanece klubesh ????

        Perjashto mjeket me tituj shkencore Profesor, Doktor, perjashto ata qe kane ne QSUT te pakten 25 vjet sherbim si dhe ata qe kane studiuar ne Universitete prestigjoze jashte vendit, te gjithe te tjeter duhet detyrimisht te testohen.

  • Te gjithe te testohen jo vetem 36%! Le te hidhen perpjete si majmuni te paaftet,te gjjithe me diploma te blera jane,sikur se di populli se si merret diploma ne kete vend.

  • Beqja mos u terhiq nga presioni I disa elementeve, beje testimin te detyrueshem per te gjithe mjeke dhe infermiere. Sa popull dembel paskemi qene u ngriten ne kembe mjeket vetem mos bejne nje testim. Gjithe keto vite me sali berishen s’u ngriten njehere ne proteste per gjendjen e mjeruar te spitaleve. Tani qe ju thane do bejne reforme dhe do testoheni kercyen perpjete si gjela!!!
    Tani filluan te hapin gojen dhe te japin sugjerime. Prandaj s’bejme hajer si popull me diktatorin behemi njesh, me reformatoret dhe ata qe duan te punojne I kundershtojme. Bukur fare!!!

  • te gjithe mjeket te testohen.nga 1990 e ketej shumica e kane blere universitetin duke filluar nga Muli i PD.e te ndalohen dy punesimi i mjekeve e mesuesve se po e shkaterojne shoqerine.

  • Keta qe sduan te testohen, le te shkojne te punojne tek privatet, po i moren.
    Mbas vitit 90-te, shkolla shqiptare shkoi per dreq, lulezuan tregjet e diplomave, sikur te ishin letra me vlere, qe nuk vlenin asnje lek, ne profesion.

  • Hahahaha na kenaqet ju parashkruesit, nuk e kuptoj pse jeni kaq te sigurt per blerjen e diplomave. A jeni te gjithe familjarisht pa shkolle, pra nese keni ndonje ne familje me shkolle te larte do te thote edhe familjari juaj e ka blere diplomen pra duhet te jape perseri provimin. Nese ju qe shkruani keni ne familjen tuaj te diplomuar vetem me 8 vjecare , me vjen keq por nuk ja vlen te komunikosh me injorante. Apo mendoni shprehjen jo por djali apo vajza ime kane mesuar shume. Ore injorante a e kuptoni cdo te thote te blesh diplomen ne universitet shteteror? Nje student mjeksie jep 100 provime, 6 vjet shkolle dhe ben nje provim para nje komisjoni me 4 anetare qe jane shefa dhe profesore. Ben specializim 4 vjet jep po kaq provime prape dhe ben nje testim perpara nji ekipi prej 4 ose 5 anetaresh komisjoni shefi I sherbimit dhe profesore te sherbimit. Pastaj mer diplomen e mjekut specialist. Pra per ata qe kane mbaruar nje shkolle te larte kam nje pyetje a eshte kaq e lehte te blesh diplomen pra kur duhet ta firmosin shefat dhe profesoeret. Nuk pyeta injorantet se ata nuk kuptojne nga shkolla. Dhe kujdes kur thoni se te gjithe pas 1990 I kane blere diplomat se keshtu I bie qe edhe kryetar I parlamentit, kryeministri, deputete ne ate kohe e kane mbaruar shkollen pra a duhet edhe ata te rijapin provim. Nese ju I njihni apo I dini me emer mjeket qe nuk lexojne apo pine gjithe diten raki denoncoini, se ndihmoni edhe te tjeret. Apo nuk u mban , apo genjeni. Kam edhe nje pyetje per analizat qe nuk behen ne spitale shteterore si analiza per prostaten, tiroiden, hemoglobinat e glukozuar, niveli I protrombines e plot e plot te tjera kush eshte pergjegjes shteti apo mjeku? Nese ju qe shkruani jeni thjeshte shkrusa mos na lodhni koken por bashkohuni te ndryshoje mjeksia jo nga mjeket por nga detyrimet e shtetit ndaj pacientit dhe mjekut. Te jeni te sigurt nese do te ekzistojne protokollet e diagnostikimit dhe ato te mjekimit asnje nuk do te ngelej I pakenaqur nga shendetesia. Kete kerkojne mjeket protokollet bashkekohore.O popull zgjohuni dhe kerkoni diagnostikim dhe mjekim si gjithe bota. Eshte detyrim i shtetit

  • Absolutisht e vertete! Nuk e kuptoj se nga i buron kjo urrejtje ketyre njerezve per mjeket, kur ka 1100 probleme te tjera Mjekesia shqiptare per te zgjidhur. Absolutisht qe ka edhe mjeke sharlatane qe nuk meritojne te quhen “mjek” por nuk duhet ti etiketojme te gjithe njesoj. Ti zoteri qe e njeh nje mjek te tille qe pi gjate orarit te punes ik dhe denoncoje.
    Edhe nje pyetje tjeter kam per Ju analistet e Shendetesise shqiptare: Mendoni qe pas ketij testimit te famshem te mjekeve cdo gje do te ndryshoje dhe Ju zoterinj qe shkruani do te jeni me te kenaqur nga kushtet ne spitalet tona? Po ai mjeku qe pin mendoni qe nuk do ta bej me pas testimit? Thirrini mendjes se nuk jane mjeket pjesa ku calon Mjekesia shqiptare.

    • Arben per mua te behet ai dreq testimi dhe pastaj te shohi populli qe po njesoj do te jete . Nuk e di se kush do ta kete pastaj fajin per po te njejtat kushte, mungesen e pastertise, analizave, ilaceve, mbase do ta kuptojne se na lodhen se kush eshte pergjegjes per cdo gje.

  • Me ne fund nje vendim shume i drejte i Ministrise se Shendetesise.
    Te gjithe ata mjeke qe nuk kane marre kreditet e duhura gjate 5 viteve duhet ti nenshtrohen testimit te ricertifikimit. Bravo Beqja.

  • zoti minister si koqe gomari qe eshte me ne fund i thirri mendies. por kur do ti therrasi mendies qe te krijoj kushte me te mira per shendetesine te ngrej pagat dhe te bej kontrollin e barna ve se po japin ilace te cilesise se dobet duke u furnuizuar nga turqia dhe india, dhe si e shpjegon zoti koqe gomari qe cek-up e ka fituar nje firme private qe nuk ka lidhje me shendetesine dhe akoma nuk ka filluar.

    Shikoni se cdo ndodhi me cek up nuk do te vendosen tre data qe ti ke detyrim te paraqitesh poe kane filluar firma private qe kujdeset per cek-up neper ambulanca tu japi orientim me detyrim mjekeve dhe infermiereve ” Qe nuk eshte e nevojshme te vesh tre data ne zarf”
    Pa filluar duan ti vjedhin keto lek dhe nuk jane pak 100 milion euro ne vit, kete te shikoj ky hajdut apo me zhurmen e testimit duan te mbulojne te tjera gjera qe populli nuk merr vesh,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *