Ministria e Shëndetësisë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së 16-vjeçares Blerta Pepa, e cila humbi jetën pas komplikimeve shëndetësore, gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin privat “Continental.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë po ndjek nga afër ecurinë e gjendjes shëndetësore të mjekut reanimator, i cili po lufton me vdekjen në këto orë të vështira.
Në pritje të përfundimit të hetimeve dhe daljes së rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e këtij rasti dhe do të marrë masat e duhura për këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë, policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për tre mjekët e spitalit privat “Continental”.
Sipas Policisë bëhet me dije se tre mjekët Jovan Kosta, Tefik Zhurda, i cili tentoi të vetëvritej dhe Moeibus Ulf do të ndiqen penalisht, pasi akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.
Ngjarja e cila shokoi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e së hënës në spitalin privat “Continental”.
Adoleshentja ishte shtruar në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit, pasi u dëmtua në orën e Fiskulturës, por diçka nuk shkoi mirë dhe ajo ndërroi jetë.
Pasditen e së martës spitali privat nxori një njoftim ku thuhej se Pepa ka humbur jetën për shkak të një komplikacioni të quajtur Hipertermia Maligna.

menisk me komplikacione ,here e pare qe e degjoj ,ministre po keshtu eshte kur i jepni licensat me vend e pa vend ,duhet te mbyllni spitalin deri ne perfundim te hetimit,lere qe personeli duhet te futet ne burg