Ministria e Ukrainës: Forcat ruse, të përqendruara në rrethimin e Kievit

Amelda Amelda

Forcat ruse janë të përqendruara në rrethimin e Kievit, tha në një deklaratë të premten Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, raporton CNN.

Ministria tha se forcat e armatosura të Rusisë kanë shteruar shumicën e rezervave të tyre operacionale dhe kanë filluar “përgatitjet për transferimin e forcave dhe burimeve shtesë nga rrethet ushtarake jugore dhe lindore”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se lufta në Ukrainë “po shkonte sipas planit”, pavarësisht vlerësimeve nga vendet e tjera se pushtimi i Kremlinit nuk ka shkuar sipas planit.

 

 

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *